ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

09 SHTATOR 2013
09 SHTATOR 2013

SHTATOR

2012

1/9 E DJELË XXII K.GJ.V. Viti C [II]
Sir 3, 17-20.28-29 (19-21.30-31);
Ps 67; Heb 12,18-19.22-24; Lk 14,1.7-14
Kushdo e lartëson veten, do të përvujtërohet e kush e përvujtëron vetveten, do të lartësohet Lk 14,11
Ai që përulet dhe Ai që lartësohet, këtu, është Zoti! Edhe duke na u përulur Zoti na do: na korrigjon, në fakt; na thërret ndaj së vërtetës që Ai është Hyj dhe ne krijesat e Tia: Ai është i vetëm dhe i mirë; ne marrim gjithçka prej Tij! Nëse jetojmë me këtë përulësi, kënaqemi me mirëqënien, paqen, gëzimin! Kush na bën “të mëdhej” është vetë Zoti!

2/9 E HËNË XXII K.GJ.V. [II]
1Sel 4,13-18; Ps 95; Lk 4,16-30
Jezusi erdhi në Nazaret, atje ku ishte rritur Lk 4,16
Jezusi u sjell bashkëqytetarëve të vet dëshminë e fjalës së Hyjit të jetuar, e kjo u sjell armiqësi: në zemrën e tyre, ndonëse të mrekullkuar prej fjalëve të Tia, mungonte përulësia. Kush nuk është i përulur nuk di të njohë shenjat e pranisë së Hyjit.

3/9 E MARTË XXII K.GJ.V. [II]
Sh. Gregori Magno papë e mësues † 604
1TSel 5,1-6.9-11; Ps 26; Lk 4,31-37
Ju, o vëllezër, nuk jeni në terr 1Sel 5,4
E për këtë arsye, u thotë apostulli të krishterëve të tij, mos e kini frikë ardhjen e Ditës së Zotit. Edhe sot, përballë shenjave të dukshme që kjo botë është e destinuar t’i kalojë, i krishteri ndjen të rëndësishme vetëm një gjë: ta bëjë gjithmonë e më të lidhur bashkimin me Jezusin. Kush, përmes bindjes në fjalën e Tij, banon në Të, ka paqen e jetës.

4/9 E MËRKURË XXII K.GJ.V. [II]
Kol 1,1-8; Ps 51; Lk 4,38-44
Turmat u vunë ta kërkojne kur e gjetën, u munduan ta ndalnin të mos largohej prej tyre Lk 4,42
Jezus, të kërkojnë të gjithë ata që vuajnë, ata që ndiejnë se jeta ikën, ata që kujtohen se nuk mund të shpresojnë asgjë prej njerëzve. Të kërkojnë sepse e dinë që ti mund të mbushësh çdo boshllëk të dashurisë, inteligjenës, të paqes. Unë të kam gjetur, Jezus: faleminderit që ma jep vazhdimisht miqësinë tënde!

5/9 E ENJTE XXII K.GJ.V. [II]
Kol 1,9-14; Ps 97; Lk 5,1-11
Pasi po thua ti do t’i hedh rrjetat Lk 5,5
Kur Ti Jezus, më thua, se edhe nëpërmjet kujt të shfaqet, dëshiroj ta jetoj me besim; e di se nuk do të zhgënjehem dhe se do të ushtroj përvojën e mrekullive të dashurisë Tënde.

6/9 E PREMTE XXII K.GJ.V. [II]
Kol 1,15-20; Ps 99; Lk 5,33-39
Ai është shëmbëllesa e Hyjit të papashëm Kol 1,15
Kjo përvojë e Sh. Palit është shumë e pasur. Jezusi na lë të shikojmë fytyrën e Hyjit. Ai vetë është reflektimi, pasqyra, madje më tepër: ai vetë është Hyji dhe na bën të takojmë e të gëzojmë të gjithë dashurinë e Atit. Ai vetë u pat thënë dishepujve: “Kush më shikon mua shikon Atin”!
Jezus, fiksoj shikimin në fytyrën tënde e gjendem i ndryshuar.

7/9 E SHTUNË XXII K.GJ.V. [II]
Kol 1,21-23; Ps 53; Lk 6,1-5
Pse bëni çka s’është e lejueshme të bëhet të shtunën? Lk 6,2
Pyetja është bërë nga farisenjtë për dishepujt e Jezusit, të cilët të uritur, shinin kallinjtë e grurit për të ngrënë kokrrat. Jezusi përgjigjet se, para ligjit të së shtunës, vlen të ndiqet dashuria që shkon tek çdo person. Ligji i së shtunës, në fakt, nuk është tjetër veçse përkujdesje ndaj nevojës së njeriut për të pushuar e për t’u lëshuar përgjithmonë në duart e atij Hyji i cili do gjithmonë të mirën e tij.

8/9 E DJELË XXIII K.GJ.V. Viti C [III]
Fu 9,13-18; Ps 89;
Flm 9-10.12-17; Lk 14,25-33
Kush nuk e mbart kryqin e vet e nuk më vjen pas, nuk mund të jetë nxënësi im Lk 14,27
Kam parë mjaft persona të jetojnë siklete të mëdha, sepse nuk e pranonin gjendjen e tyre dhe ankoheshin vazhdimisht. Ne mësojmë nga Jezusi për të pranuar veten tonë e të tjerët, dhe ta mbajmë kështu kryqin tonë. Do të shikojmë sesi Ai do të kthjellojë ditët tona duke e mbushur jetën tonë me paqen e Tij.

9/9 E HËNË XXIII K.GJ.V. [III]
Sh. Pjetri Klaver meshtar † 1654
Kol 1,24 - 2,3; Ps 61; Lk 6,6-11
Nuk ia ndanin sytë a mos po shëron të shtunën Lk 6,7
Jezus, ti jeton një jetë të re, të gjithën të shenjtë; ti je mëshira e Atit! Ata që jetojnë ende në egoizëm ose me shpirtin e zotërimit, nuk dinë të Të pranojnë; duke parë se Ti i tërheq të gjithë pas vetes me dashurinë Tënde dhe i shqyen njerëzit që zotërojnë e që kërkojnë të eliminojnë Ty. Ti, megjithatë, vazhdo bindjen tënde ndaj Atit, pa frikë.

10/9 E MARTË XXIII K.GJ.V. [III]
Kol 2,6-15; Ps 144; Lk 6,12-19
Gesù shkoi në një mal për t’u lutur Lk 6,12
Jezusi u ngjit në mal për t’u lutur: ishte duke zgjedhur dymbëdhjetë apostujt dhe për këtë arsye kishte nevojë për dritën nga ana e Atit.
Duke ndenjur me Hyjin në lutje, mësohet ta braktisësh veten në Të që bën gjithçka dhe udhëheq botën mbarë. Përsëri duke ndenjur në duart e Atij që na do – edhe kjo është lutje! -, do të mbërrijmë mbrëmjen ende plot me forca, duke i ndihmuar vëllezërit me dijen që vjen nga Ati.

11/9 E MËRKURË XXIII K.GJ.V. [III]
Kol 3,1-11; Ps 144; Lk 6,20-26
Të lumët ju, o skamnorë, sepse juve ju përket Mbretëria e Hyjit! Lk 6,20
Kush i pranon kufitë e veta me përvujtëri dhe e ndjen nevojën e ndihmës së Zotit e të vëllezërve, e merr paqen në zemër. Ai zotëron gëzimin e përvojës së dashurisë së Jezusit dhe të Atit qiellor. Mund të themi se gëzon diçka prej Parajsës!

12/9 E ENJTE XXIII K.GJ.V. [III]
EMRI TEJET I SHENJTË I MARISË
Kol 3,12-17; Ps 150; Lk 6,27-38
Vishuni me dashurinë Kol 3,14
Dashuria Hyjnore është ajo dashuri që është në zemrën e Hyjit për të gjithë njerëzit: dashuria e babait dhe e nënës.
O Shpirt i Shenjtë, ndihmona për ta shprehur në jetën tonë këtë dashuri ndaj çdo personi e çdo rrethane!

13/9 E PREMTE XXIII K.GJ.V. [III]
Sh. Gjon Krizostomi ipeshkëv e mësues † 407
1Tim 1,1-2.12-14; Ps 15; Lk 6,39-42
A mund t’i prijë i verbëri të verbërit? Lk 6,39
Jezus, ndriçoi sytë e mi dhe përflake zemrën time, që të mund të shikojë ashtu si shikon ti dhe të dojë siç do ti! Mund të rehatohem dhe të jap ndihmën e vërtetë për vëllezërit, pa i gjykuar kurrë. Faleminderit, Zot Jezus!

14/9 E SHTUNA E LARTËSIMIT TË KRYQIT TË SHENJTË [P]
Nr 21,4-9 ose Fil 2,6-11; Ps 77; Gjn 3,13-17
Secili që beson në të, të mos birret Gjn 3,16
Atë i mirë, ti na ke dhënë Birin Tënd Jezus që, për të na shpëtuar; nuk ka kundërshtuar kryqin: ndihmona për ta mirëpritur me dashurinë dhe fenë e gjallë! Jeta jona do të jetë gëzim për Ty, do të japë lavdi dhe do të jetë e dobishme për të gjithë.

15/9 E DJELË XXIV K.GJ.V. Viti C [IV]
Dal 32,7-11.13-14; Ps 50; 1Tim 1,12-17; Lk 15,1-32
O atë, rashë në mëkat kundër Qiellit e ndaj teje! Nuk jam më i denjë të quhem yt bir Lk 15,18-19
Këto fjalë shprehin kthimin e përvuajtërinë e zemrës së një biri të munduar dhe i japin gëzimin atit për rikthimin e tij. Në fakt Jezusi thotë: “Është gëzimi përpara engjëjve të Hyjit për një të vetmin mëkatar që kthehet”.
Faleminderit Jezus, që më ke dhënë hirin për t’u penduar!

16/9 E HËNË XXIV K.GJ.V. [IV]
Sh. Korneli papë † 253 e Sh. Çipriani ipeshkëv † 258
1Tim 2,1-8; Ps 27; Lk 7,1-10
As në Izrael nuk e gjeta një fe kaq të madhe Lk 7,9
Jezusi është i kënaqur nga besimi i madh që ka hasur tek një centurion pagan dhe ia thotë turmës që e ndjek.
Jezus, edhe unë dëshiroj të besohem plotësisht Ty në çdo rrethanë të vështirë!

17/9 E MARTË XXIV K.GJ.V. [IV]
Sh. Roberti Belarmin ipeshkëv e mësues † 1621
1Tim 3,1-13; Ps 100; Lk 7,11-17
Mos qani Lk 7,13
Në këtë fjalë Jezusi përmbyll të gjithë dhimbjen e zemrës së Tij ndaj një gruaje që po çonte në varr birin e saj të vetëm. Faleminderit Jezus, që na shikon me dashuri dhe ke mëshirë për vuajtjet tona! Fjala Jote na ngushëllon e na bën të jetojmë.

18/9 E MËRKURË XXIV K.GJ.V. [IV]
1Tim 3,14-16; Ps 110; Lk 7,31-35
Me kë, pra, t’i krahasoj njerëzit e kësaj breznie? Lk 7,31
Jezusi nuk mund të jetë i kënaqur me kë e ka zemrën të fortë dhe nuk di ta pranojë dashurinë e Tij dhe të dishepujve të Tij.
Ndihmomë, Shpirt i Shenjtë, për të parë shenjat e dashurisë së Hyjit e për ta falënderuar Atë!

19/9 E ENJTE XXIV K.GJ.V. [IV]
SH. Genari ipeshkëv e martir † shekulli IV
1Tim 4,12-16; Ps 110; Lk 7,36-50
Vërja mendjen vetes 1Tim 4,16
Sh. Pali, që pasqyron jetën e Jezusit, më drejton sot mua dhe ty, këto fjalë përshëndetëse:
Dëshiroj të jem vigjilent për të bërë vullnetin e Jezusit e për të jetuar në dashurinë e Tij, në paqen dhe gëzimin e Tij.

20/9 E PREMTE XXIV K.GJ.V [IV]
Sh. Andrea Kim meshtar e Shokët martirë † 1839-1866;
1Tim 6,2-12; Ps 48; Lk 8,1-3
Lufto luftën e mirë të fesë 1Tim 6,12
Feja na siguron se kemi një Baba që na do e që dëshiron të jemi të njëjtë me të në dashuri. “Beteja e mirë”, që e jep këtë besim përfton origjinën, është zotim i përditshëm, i mbështetur nga hiri i Zotit, për të fituar mbi egoizmin, krenarinë dhe mosbesimi që nuk rreshtin së përgjuari në zemrat tona. Nëse nuk jemi të gatshëm për të ndërhyrë mbi këto pasione, ato mbijnë në ne dhe përrreth nesh çrregullimin e mungesën e të harmonisë; trishtimin e sëmundjem. Duke u shtrënguar pas Teje, Jezus, do të fitojmë: do të marrim dashurinë e paqen e mbretërisë Tënde.

21/9 E SHTUNË SH. MATEU Apostull e UNGJILLTAR [P]
Ef 4,1-7.11-13; Ps 18; Mt 9,9-13
Më pëlqen mëshira dhe jo frika Mt 9,13
Jezusi i mirëpret mëkatarët dhe ha së bashku me ta: për këtë është kritikuar prej atyre që mburren me zellin e vet fetar. Ai u bën të shënojnë se zelli i vërtetë shpallet në mëshirën ndaj kujt është larg nga Hyji, për ta risjellë tek Ai.
Sh. Mateu, që e ke marrë mëshirën, lutu për ne!

22/9 E DJELË XXV K.GJ.V. Viti C [I]
Am 8,4-7; Ps 112; 1Tim 2,1-8; Lk 16,1-13
Asnjë shërbëtor nuk mund t’u shërbejë njëkohësisht dy zotërinjve Lk 16,13
Edhe ne të krishterët duhet të hyjmë në bisedë me këtë “zotërues” që ka aq shumë pushtet mbi këtë tokë: me paranë. Me ndihmën e Shpirtit të Shenjtë ne kërkojmë që edhe ky ”princ” të jetë në shërbim të Atit, që është dashuri: po, edhe pasuritë janë të destinuara për dashurinë! Shpirti i Shenjtë, udhëhiqna! Bëj që të dimë të vendosim me gëzim në duart e Atit të mirat tona dhe që të jemi burim jete për vëllezërit tanë!

23/9 E HËNË XXV K.GJ.V. [I]
Sh. Piu nga Pietrelçina rregulltar † 1968
Esd 1,1-6; Ps 125; Lk 8,16-18
Kini kujdes si dëgjoni Lk 8,18
Faleminderit Jezus, për shembullin Tënd! Ti ke dëgjuar gjithnjë me dashuri fjalët e Atit, për t’i jetuar.
Dua edhe unë të jem i butë ndaj fjalës Tënde për ta bërë që të shndrisë në jetën e çdo dite!

24/9 E MARTË XXV K.GJ.V. [I]
Esd 6,7-8.12.14-20; Ps 121; Lk 8,19-21
Nëna jote e vëllezërit e tu, janë jashtë e dëshirojnë të të shohin Lk 8,20
Ekziston mënyra egoiste e të dëshiruarit të Jezusit dhe mënyra që, përkundrazi, shpreh dashurinë për Të. Kur shkojmë nga Jezusi për Ta dëgjuar dhe për të jetuar fjalën e Tij, Ai ndihet i dashur dhe na mirëpret me gëzim. Të përkujdesemi për të kërkuar Jezusin e jo për të marrë diçka prej Tij, por për t'i dhënë atij jetën tonë.

25/9 E MËRKURË XXV K.GJ.V [I]
Esd 9,5-9; psalmi: Tob 13,2-5; Lk 9,1-6
Asgjë mos merrni për udhëtim Lk 9,3
Kush është dërguar nga Jezusi në mision, është këshilluar prej tij që të kujdeset vetëm në ndjekjen e udhëzimeve të Tij dhe të besohet tek Ati në gjithçka në. Do të provojë kështu bukurinë dhe efikasitetin e Provanisë dhe do të sjellë frutin e mirë. Faleminderit Jezus për udhëheqjen Tënde!

26/9 E ENJTE XXV K.GJ.V. [I]
Sh. Kozmai e Damiani martirë shekulli IV
Agj 1,1-8; Ps 149; Lk 9,7-9
Vërjani mirë mendjen udhës që keni marrë! Agj 1,5
Këto fjalë janë ftesë për të shikuar nëse veprimet tona janë sipas villnetit të Hyjit apo jo. Nga frutet që lindin në ne do të dimë të Ta mirënjohim. Paqja, gëzimi, dashuria, besnikëria, duresa, zotërimi i vetvetes… janë frutet e Shpirtit të Shenjtë!

27/9 E PREMTE XXV K.GJ.V. [I]
Sh. Vinçenzi de’ Paul meshtar † 1660
Agj 1,15 – 2,9; Ps 42; Lk 9,18-22
Kush thonë njerëzit se jam unë? Lk 9,18
Jezus, falë kujdesit të veçantë që ke për dishepujt e Tu, për t’i formuar si bashkëpunëtorë, verifiko nëse ata janë të gatshëm me personat që hasin por edhe në zërin e Shpirtit të Shenjtë.

28/9 E SHTUNË XXV K.GJ.V. [I]
Sh. Vinçeslau martir † 935; Sh. Lorenci Ruiz e Shokët martirë † 1633-1637
Zak 2,5-9.14-15; psalmi: Jer 31,10-12.13; Lk 9,43-45
Të gjithë mbetën të mrekulluar prej madhërisë së Hyjit Lk 9,43
Jezus, Ti e ke bërë gjithçka me mirësi, çdo vepër e Jotja ishte dashuri; je admiruar, por edhe përçmuar nga të mëdhenjtë që të kanë bërë të vuash për shkak të zilisë dhe ngurtësimit të zemrës.
Ti je Zoti e Mësuesi im!

29/9 E DJELË XXVI K.GJ.V Viti C [II]
Am 6,1.4-7; Ps 145; 1Tim 6,11-16;
Lk 16,19-31
Abrahami iu përgjigj: ‘Kanë Moisiun e profetët, le t’i dëgjojnë ata! Lk 16,29
Jezusi vë në gojën e Abrahamit këtë fjali: nga ajo kuptojmë çfarë rëndësie i kushton Shkrimit të Shenjtë, përballë të cilit mrekullitë, shfaqjet, vizionet janë diçka e vogël. Ajo, çfarë na jepet sot nga Kisha, ka pushtetin, nëse dëgjohet e zbatohet, për të na bërë që të hyjmë që tani në jetën e amshuar, atë jetë të dashurisë dhe plotësisë që është vetë jeta e Hyjit.

30/9 E HËNË XXVI K.GJ.V. [II]
S. Jeronimi meshtar e mësues † 420
Zak 8,1-8; Ps 101; Lk 9,46-50
Kush nuk është kundër jush, është me ju Lk 9,50
Jezus, Ti që di ta shikosh veprën e Shpirtit të Shenjtë edhe jashtë Kishës Tënde. Na e jep sot kriterin e dallimit për të parë siç sheh Ti. Faleminderit që na ndihmon për ta pasur zemrën e hapur ndaj veprës Tënde, e cila tejkalon skemat tona!

 

In primo piano