ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 set 2014
09 Shtator 2014

09 Shtator 2014

1/9 HËNË XXII K.Gj.V. [II]
Sh. Exhidi
1Kor 2,1-5; Ps 118; Lk 4,16-30
Asnjë profet nuk është i
mirëseardhur në vendin e vet
Lk 4,24
Në shtëpinë time, në vendin tim,
ku çdokush di gjithçka mbi mua,
ti do që të më japësh dhuratën për
të qenë profeti yt: prania e jote!
Do të tregoj butësinë tënde e jo
krenarinë time, dashurinë tënde e jo
egoizmin tim… Dua të të jap vetëm
ty, dhe njerëzve të mi; do ta mbaj
me gjithë qejf kryqin tënd: mbase
ndokush e hap zemrën ndaj gëzimit
tënd, dashurisë tënde!

2/9 E MARTË XXII K.GJ.V. [II]
Sh. Maksima
1Kor 2,10-16; Ps 144; Lk 4,31-37
Njerëzit i magjepste mësimi i tij
Lk 4,32
Një magjepsje të ngjashme e provoj
edhe unë, kur dëgjoj një dishepull
të Jezusit të flasë për të: njoftoj se
janë fjalë të vërteta, që shprehin
gjëra të përjetuara. Kjo magjepsje
bëhet inkurajim që të kërkoj
edhe unë, gjatë ditëve të mia, një
marrëdhënie të gjallë me Jezusin
e me Atin: ai ma jep atë dashuri që
mbush jetën time.

3/9 E MËRKURË XXII K.Gj.V. [II]
Sh. Gregori i Madh, papë e mësues † 604
1Kor 3,1-9; Ps 32; Lk 4,38-44
Punojmë së bashku në punën e Hyjit
1Kor 3,9
Duke lexuar këtë pohim të Sh. Palit
e duke parë mjaft skandale në Kishë
të vjen të mendosh se në ato kohë,
ndoshta, drejtuesit e bashkësive të
krishtera ishin më të mirë.
Ka mundësi që të mos jetë kështu.
Sh. Pali e kishte kurajën të pohonte
se qe bashkëpunëtori i Perëndisë jo
sepse e konsideronte veten të denjë,
por sepse ishte i ndërgjegjshëm që
Perëndia e ulte veten të vepronte
përmes tij, ashtu siç qe ai i varfër
dhe i brishtë. Si në atë kohë, ndodh
edhe sot!

4/9 E ENJTE XXII K.Gj.V. [II]
Sh. Roza nga Viterbo
1Kor 3,18-23; Ps 23; Lk 5,1-11
Pasi po thua ti do t’i hedh rrjetat
Lk 5,5
Gëzimi i Pjetrit, që në dukje me të
vërtetë ia kishte vlejtur që të bindej
në atë fjalë me pak kompetenca
e aspak logjike të Jezusit e kam
provuar edhe unë. Mbase edhe në
këtë ditë Jezusi do të ma japë rastin
për t’ia dhënë besimin që pastaj të
më kujtojë, edhe një herë tjetër, për
të vërtetën e pranisë së tij të gjallë
në ditët e mia!

5/9 E PREMTE XXII K.Gj.V. [II]
E LUMJA TEREZË E KALKUTËS
rregulltare † 1997
1Kor 4,1-5; Ps 36; Lk 5,33-39
Gjykatësi im është Zoti! 1Kor 4,4
Sikur t’ia dilja ta kujtoja më shpesh,
se sa hatërmbetje, sa nervozizëm
dhe sa smirë, çka më sfilisin nga
brenda, unë do të kurseja!
Duke mos i dhënë rëndësi, asaj
çfarë mendojnë, çfarë thonë e çfarë
gjykojnë kolegët e mi rreth e rrotull
ose të afërmit në farefis, paqja ime
do të shtohej e kështu edhe aftësia
ime që të vazhdoj të dua.

6/9 E SHTUNË XXII K.Gj.V. [II]
Sh. Zakaria
1Kor 4,6-15; Ps 144; Lk 6,1-5
Pse bëni çka s’është e lejueshme të
bëhet të shtunën? Lk 6,2
Ekzsiton një mënyrë e thjeshtë dhe
e sigurtë për të njohur vullnetin e
dashurisë së Atit, prej së cilës e ka
pasur origjinën e gjithë Besëlidhja
e Vjetër, e pra i gjithë Ligji: të jetosh
me Jezusin ashtu si apostujt e parë.
Ai është drita, dituria e vërtetë,
siguria! Ai ekziston dhe është
gjithmonë me ne!

7/9 E DJELË XXIII K.Gj.V. Viti A [III]
Sh. Rexhina
Ez 33,7-9; Ps 94; Rom 13,8-10; Mt 18,15-20
Ku janë dy ose tre të bashkuar në
emrin tim, aty jam edhe unë, mes
tyre? Mt 18,20
Atje Jezusi ka premtuar që të jetë
i pranishëm. Atje ai do të japë dritë
për vendime të mëdha e të vogla;
atje ai do të përhapë forcën për të
dalë nga situatat e tundimit; do të dijë
të shërojë plagët e vjetra dhe të thella;
do të ngushëllojë e do të fshijë çdo
pikë loti; do të japë pushim e forcë
për të vazhduar mbajtjen e kryqit me
të; do t’ia paraqesë Atit lutjen e
të vetëve;
do të bëjë të ndjehet zëri i vet që
ripërtërin jetën…
Mos qëndro i vetmuar: shko edhe ti
atje ku janë dy o tre vetë të mbledhur
në emrin e tij: do të gjesh Jezusin!

8/9 E HËNË LINDJA E ZOJËS [P]
Mik 5,1-4a ose Rom 8,28-30; Ps 12; Mt 1,1-
16.18-23
Hyji në gjithçka bashkëpunon me
ata që e duan Rom 8,28
Sot jemi në festën e lindjes së Nënës
sonë. Faleminderit, Mari, për çdo
ditë të jetës tënde në këtë tokë, për
çdo pikë të lotit tënd, për çdo gëzim
tëndin, për çdo lodhjen tënde: ishte
gjithçka vetëm për Jezusin, e vetëm
Ati e ka njohur me të vërtetë!
Po sa bekim ka rrjedhë për të gjithë
ne! Mësona të jetojmë e të duam
ashtu si ti!

9/9 E MARTË XXIII K.Gj.V. [III]
Sh. Pjetri Klaver meshtar † 1654
1Kor 6,1-11; Ps 149; Lk 6,12-19
Natën e kaloi duke iu lutur Hyjit
Lk 6,12
Kur mundem të marr pak nga koha
“ime” – ajo që do t’ia dedikoja
pushimit o ndonjë veprimtarie që
më pëlqen apo ndonjë pune që më
tërheq së tepërmi – për të qëndruar
me Atin tim, thjeshtë për ta lënë
veten në dashurinë e tij, shikoj se
pjesa e ditës që mbetet fiton shumë
në drejtim të paqes, harmonisë dhe
forcës. Me të vërtetë se koha
e dedikuar vetëm për Zotin është
më e çmueshmja!

10/9 E MËRKURË XXIII K.Gj.V. [III]
Sh. Nikolla nga Tolentino
1Kor 7,25-31; Ps 44; LK 6,20-26
Je i lidhur me grua? Mos kërko
ndarje 1Kor 7,27
Lidhja martesore është e shenjtë,
e dashur dhe e mbrojtur nga
Perëndia. Nëse je i martuar, të mos
shkojë nëpër mend që ta braktisësh
gruan tënde dhe as për t’iu
kushtuar Perëndisë! Nëse pikërisht
ti do, kushtohu Atij së bashku me
bashkëshortin/en: kujtohuni t’ja
ofroni atij jetën tuaj të përbërë nga
vëmendja për njëri-tjetrin. Dhe
Perëndia do t'i shërbehet përmes
jush për të përhapur Mbretërinë
e vet.

11/9 E ENJTE XXIII K.Gj.V. [III]
Sh. Proti
1Kor 8,2-7.11-13; Ps 138; Lk 6,27-38
Lutuni për ata që dijekeqas ju
mundojnë Lk 6,28
Të bësh këtë do të thotë të fillosh
të fitosh mbi të Keqin që ia ka dalë
mbanë të dominojë, i cili më ka
bërë keq. Edhe nëse në zemrën
time ndjej ende fyerje e zemërim
për padrejtësitë e vuajtura, i kërkoj
Zotit që të ndërhyjë për ta çliruar
atë person; dalëngadalë do të vijë
fitorja: do t’ia dal këtij vëllai përmes
mëshirës që mendon Ati.

12/9 E PREMTE XXIII K.Gj.V. [III]
EMËRI TEJET I SHENJTË I MARISË
1Kor 9,16-19.22-27; Ps 83; Lk 6,39-42
Të gjitha këto i bëj për dashuri të
Ungjillit 1Kor 9,23
Ungjilli nuk është se thjesht ekziston
dhe nuk është vetëm një libër:
është të zbulohesh dhe t’i jepesh
dashurisë së Atit, që të mbush me
jetë, me gëzim. Sa e bukur është që
të mund ta bëjmë edhe ne të gjithë
atë çfarë bëjmë si shenjë dhe si
instrumenti të kësaj dashurie:
çdo vepër dashurie, çdo lodhje, çdo
buzëqeshje dhe çdo hap përpara!
Mari e Shenjtë, në ditën që bëjmë
festë për Emrin tënd, jepna bekimin
që jeta jonë të bëhet “ungjill”!

13/9 E SHTUNË XXIII K.Gj.V. [III]
Sh. Gjon Krizostomi, ipeshkëv e mësues † 407
1Kor 10,14-22; Ps 115; Lk 6,43-49
Pse më thirrni: "Zotëri, Zotëri!”, e
nuk bëni si ju urdhëroj? Lk 6,46
Kur kërkojmë të jetojmë, çast pas
çasti, në bindjen ndaj Jezusit, jemi
duke ia ofruar atij lutjen që pëlqen
më shumë: ai vetë pastaj shikon atë
çka kemi në zemër; e kam parë se
është pikërisht kështu, dhe jo vetëm
një herë!

14/9 E DJELA E LARTËSIMIT
TË KRYQIT TË SHENJTË [P]
Nr 21,4-9 ose Fil 2,6-11; Ps 77; Gjn 3,13-17
E përuli vetveten duke u bërë
i dëgjueshën deri në vdekje Fil 2,8
Jezus, sot e kundroj bindjen tënde,
aktin tënd më të madh të dashurisë
ndaj Atit: vdekjen tënde në kryq për
ne! Faleminderit, Jezus. E mirëpres
frutin e dashurisë tënde: jetoj edhe
unë si bir i Atit, mësoj prej teje për të
dashur, për të jetuar e për të vdekur!

15/9 E HËNË E LUMTURA VIRGJËR
MARI E DHIMBSHME (m) [P]
Heb 5,7-9; Ps 30; Gjn 19,25-27 ose Lk 2,33-35
Grua, qe, yt bir! Gjn 19,26
Në çastin e dhimbjes së tij dhe
tëndes, Mari, Biri i dashur po të
jepte një tjetër bir, një detyrë të re të
dashurisë. Duke dashur, për dashuri
të tij, do ta gjeje Jezusin tënd, të
gjallë, në zemrën tënde!

16/9 E MARTË XXIV K.Gj.V. [IV]
Sh. Korneli papë † 253 e Sh. Çipriani
ipeshkëv † 258
1Kor 12,12-14.27-31; Ps 99; Lk 7,11-17
Dëshironi dhuratat më të
shkëlqyeshme 1Kor 12,31
Një murg i shenjtë po lutej kështu:
“O Zot, shpëndai dhuratat e tua në
Kishë; për vete po të kërkoj vetëm
një zemër të butë, që të dijë të
gëzojë duke parë dashurinë tënde
dhe vlerësimin tënd për vëllanë tim!”

17/9 E MËRKURË XXIV K.Gj.V. [IV]
Sh. Robert Belarmini, ipeshkëv e mësues
†1621
1Kor 12,31 - 13,13; Ps 32; Lk 7,31-35
Më e madhja ndër to është dashuria
1 Kor 13,13
Të krishterët e Korintit, të cilëve
Sh. Pali i drejton këto fjalë, ishin
të tërhequr nga ato dhurata
shpirtërore që vetëm bien në sy,
si e folura në gjuhë të ndryshme,
bërja e mrekullive… Dhurata më
e madhe e Shpirtit të Shenjtë, ajo
prej së cilës rrjedhin dhe varen
të tjerat, është dashuria: kush fal,
kush kupton, kush duron është
i lidhur me Hyjin, që është dashuri:
nuk mund të ketë ndonjë dhuratë
më të madhe e që t’i rezistojë
kohës!

18/9 E ENJTE XXIV K.Gj.V. [IV]
Sh. Jozefi nga Kopertino
1Kor 15,1-11; Ps 117; Lk 7,36-50
Hiri i Hyjit është me mua 1Kor 15,10
Nëse e ushqej dhe e mbaj të gjallë
marrëdhënien me Jezusin, nëse
dëshiroj dhe bëj që të jetë ai qendra
dhe udhëheqja e jetës sime, atëhere
si Sh. Pali, mund të kem besimin se
hiri i Perëndisë është me mua. E do
ta shikoj edhe unë veprën e tij: në
mua, në personat që më rrethojnë,
në ngjarjet; do të shikoj shumë fryte
të papritura dhe të pashpresuara!

19/9 E PREMTE XXIV K.Gj.V. [IV]
Sh. Xhenari ipeshkëv e martir
1Kor 15,12-20; Ps 16; Lk 8,1-3
Krishti u ringjall prej të vdekurve
1Kor 15,20
Ti beson, e pra i jep besimin
Kishës, Apostujve dhe Shenjtërve;
ndoshta ke ushtruar përvojë, gjatë
jetës tënde, prej Pashkës së Jezusit.
Falëndero, adhuro, ofrohu për
botën, me gëzim!

20/9 E SHTUNË XXIV K.Gj.V. [IV]
Sh. Andrea Kim e shokët, martirë †1839-1866
1Kor 15,35-37.42-49; Ps 55; Lk 8,4-15
Çka ti mbjell, nuk e fiton jetën, po
s’vdiq 1Kor 15,36
Në farën që vdes duke i dhënë
jetën shumë farërave të tjera, Ati
Krijues dhe Jezusi Shëlbues na
japin një shembull shumë të bukur.
Do të jetë kështu edhe për trupin
tonë vdekëtar: do të shpërbëhet
për t’u ringjallur i lavdishëm dhe
i pavdekshëm; dhe është kështu
gjithashtu edhe sot, dhe për çdo
ditë: nëse e lë të vdesë unin tim prej
mishi, mund të jetojë në mua Jezusi.

21/9 E DJELË XXV K.Gj.V. Viti A [I]
SH. MATEU, APOSTULL DHE
UNGJILLTAR. [P]
Is 55,6-9; Ps 144; Fil 1,20-27; Mt 20,1-16
Do t’ju jap sa të jetë e drejtë
Mt 20,4
Askush më mirë se Ati nuk e di atë
çfarë është e drejta; jemi ne që
i bëjmë llogaritë me egoizëm, dhe
e gjykojmë të padrejtë pokërisht
atë! E drejtë është e gjitha ajo çka
Ati dëshiron për ne: më tepër se
gjithçka tjetër ai dëshiron të na japë
dashurinë. Ato para, të cilat ai ia
akordoi punëtorëve të e parë e që
do t’ua japë edhe të fundmëve,
është pikërisht dashuria e tij:
ai nuk mund ta bëjë më pak se sa
t'u japë dashurinë!

22/9 E HËNË XXV K.Gj.V. [I]
I Lumi Luigji Monti
Fu 3,27-34; Ps 14; Lk 8,16-18
Ai bën shoqëri me njerëz të
ndershëm Fu 3,32
Në sytë e Atit, i drejtë është ai që
jeton sipas dashurisë së tij, si në
jetën personale ashtu edhe në
marrëdhëniet me të tjerët. E kujt
bashkëndan dëshirat dhe projektet
e tij ai i jep shoqërinë e vet, afërsinë
e vet, përvojën e intimitetit dhe
të besnikërisë.

23/9 E MARTË XXV K.Gj.V. [I]
Sh. Piu nga Pietrelçina rregulltar † 1968
Fu 21,1-6.10-13; Ps 118; Lk 8,19-21
Ai që i peshon zemrat është Zoti
Fu 21,2
Çfarë do të kërkosh në zemrën
time Zot, ti që je Baba, ti që je
vetëm Dashuri? Do të qëndroj
i varfër përpara teje, që do t’i
komunikohesh të vegjëlve!

24/9 E MËRKURË XXV K.Gj.V. [I]
Sh. Paqësori
Fu 30,5-9; Ps 118; Lk 9,1-6
Ai është mburojë për ata që besojnë
në të Fu 30.5
A e ke parë ndonjëherë fëminë
e vogël në krahët e babait apo në
gjirin e nënës? Mund të mësosh prej
tij sesi të strehohesh tek Ati!

25/9 E ENJTE XXV K.Gj.V. [I]
Sh. Aurrela
Ksh 1,2-11; Ps 89; Lk 9,7-9
Gjithçka është kotësi Ksh 1,2
Me të vërtetë, Jezus, asgjë s’ka vlerë
pa ty! Por me ty, gjithçka, edhe gjesti
më i vogël, edhe ndjenja më
e fshehur, merr ndjenjë përjetësie.
Për ty, Jezus, ndej rrobat dhe pastaj
i mbledh…
Për ty, Jezus, jap këtë buzëqeshje…
Për ty, Jezus,…
”Në duart e tua është jeta ime”:
e fjala e psalmit shpreh paqen time.

26/9 E PREMTE XXV K.Gj.V. [I]
Sh. Kozmai Sh. Damiani martirë shek. IV
Ksh 3,1-11; Ps 143; Lk 9,18-22
Gjithçka ai bën është e mirë në
kohën e vet Ksh 3,11
Eh po, një ditë prej ditëve do ta
kuptojmë prej të gjithë madhështisë
e bukurisë së planit të Atit qiellor,
vështrimin ndaj gjithësisë dhe ndaj
historisë së seicilit prej nesh!
Në pritjen për të parë gjithçka me
sytë e tij, mund të përjetojmë tanimë
me besim edhe çastet e mjergullës,
format e lodhshme të ecjes sonë,
orët e vuajtjes, sigurisht të dashurisë
së tij dhe të diturisë së tij: deri tani
ai na shikon dhe na trajton si fëmijët
e vet!

27/9 E SHTUNË XXV K.Gj.V. [I]
Sh. Vinçenci de Pauli meshtar † 1660
Ksh 11,9 - 12,8; Ps 89; Lk 9,43-45
Gëzo pra, o djalosh, në rininë tënde
Ksh 11,9
“Jezus, rojtari i rinisë sime!”: kështu
këndohet në një lutje të hershme
ortodokse.
Jezus vetëm me ty në zemër mund
ta njohë gëzimin e vërtetë një djalë
i ri! Vetëm me ty në zemër njeriu
gjen kuptimin e plotësinë, mbrojtjen
dhe dritën, në çdo kohë të jetës
së vet!

28/9 E DJELË XXVI K.Gj.V. Viti A [II]
Sh. Vinçeslau martir † 935 ; Sh. Lorenci Ruiz
e shokët martirë † 1633-1635
Ez 18,25-28; Ps 24; Fil 2,1-11; Mt 21,28-32
Tagrambledhësit e laviret para jush
hyjnë në Mbretërinë e Hyjit Mt 21,31
Faleminderit Jezus, që je kaq
i mirë! Po marr kurajën edhe unë
e do të vi nga ti: kam edhe unë
mjaft mëkate, mjaft paaftësi për
të dashur… Ndoshta askush nuk
e shikon, por ti po! Dua ta lë veten
që të duhem dhe të korrigjohem
nga ty, nëpërmjet shokëve të tu,
në Kishën tënde. Duke hedhur hapat
e dashurisë dhe të përvujtërisë, do
të gëzoj edhe unë, tashmë këtu në
tokë, në përqafimin e Atit, do të hyj
në Mbretërinë e tij!

29/9 E HËNË SH. MIKEL, SH.
GABRIEL e SH. RAFAEL, Kryengjëj [P]
Lp 7,9-10.13-14 ose Vap 12,7-12; Ps 137;
Gjn 1,47-51
Ai që vjen pas meje është më i
madh se unë Gjn 1,50
Edhe për ne, këtu në tokë tashmë,
Zoti Jezus do të na japë vizionin e
Qiellit. Nëse do të shtrëngohemi
rreth tij, duke i hetuar urdhërimet
e tij, do të njohim Engjëjt e Mëdhenj
të tij: Mikelin, që mbron në luftë,
Rafaelin, që na shoqëron në ecje
dhe përkujdeset për sëmundjet tona,
Gabrielin, që na njofton vullnetin
e Atit!

30/9 E MARTË XXVI K.Gj.V. [II]
S. Jeronimi meshtar e mësues † 420
Job 3,1-3.11-17.20-23; Ps 87; Lk 9,51-56
Jezusi u kthye kah ata dhe i qortoi
Lk 9,55
Dishepujt po i kërkonin Jezusit
që të paraqitej me shenjat e fuqisë,
drejtpërsëdrejti me shenjat
e dhunës: “Zot, a do që t’u themi
se do të zbresë një zjarr prej qiellit
dhe do t’i shfarosë?”. Po, nuk është
kjo metoda e Jezusit. Ai, për t’i
tërhequr të gjithë pas vetes, vdiq
në kryq.
Faleminderit, Jezus!

In primo piano