CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
10 TETOR 2012 10 TETOR 2012
TETOR
2012
Sh.Tereza
e Krishti t Fëmijë 1
Kush është
ndër ju më i vogli,
ai është vërtet
i madh
E E HËNË
1/10 E HËNË XXVI K.GJ.V. [II]
Sh.Tereza e Jezusit Fëmijë
virgj. e mësuese † 1897
Jb 1,6-22; Ps 16; Lk 9,46-50
Kush është ndër ju më i vogli, ai
është vërtet i madh Lk 9,48
Është dëshira dhe kërkimi i shumë
njerëzve, të cilët mbahen si të
mëdhenj, për të qenë ndër të parët
dhe për t’u marrë në konsideratë
nga të gjithë.
Jezusi na mëson udhën: të jesh i
vogël e atëherë Hyji merret me ty;
vihu poshtë të gjithëve e atëherë Hyji
do të të shikojë me përkujdesje. Je
i madh kur të konsiderohesh i tillë
prej Hyjit!
Sh. Tereza e Jezusit Fëmijë e ka
përshkuar këtë udhë dhe është bërë
mësuese.
Ti kërkojmë që të na ndihmojë për
të dashur vogëlsinë.
TETOR
2012
2
Unë po e dërgoj
një engjëll
që të prijë
E MARTË
ENGJËJT
ROJTARË
2/10 E MARTE Shenjtërit ENGJËJ
ROJTARË [P]
Dal 23,20-23; Ps 90; Mt 18,1-5.10
Unë po e dërgoj një engjëll që të
prijë Dal 23,20
Hyji Atë merret me secilin prej nesh
me një kujdes të veçantë. Engjëlli i
rojës është shenja dhe garantuesi
i kësaj dashurie, prej së cilës jemi
bërë objekt.
Kush është i kujdesur ndaj kësaj
pranie të gjallë dhe të dashur
për veten, e njeh nganjëherë prej
shenjave të vogla apo të mëdha që
na shoqërojnë.
Sot le ta falënderojmë Atin për këtë
dhuratë!
TETOR
2012
3
Ti shko e prediko
mbretërinë e Hyjit
E E MËRKURË
Sh. Kandidi
3/10 E MERKURË XXVI K.GJ.V. [II]
Sh. Kandidi
Jb 9,1-12.14-16; Ps 87; Lk 9,57-62
Ti shko e prediko mbretërinë e Hyjit
Lk 9,60
Jezusi i përgjigjet kështu cilitdo
që dëshiron ta ndjekë nga pas.
Ai person nuk duhet të ketë tjetër
merak, as edhe që t’i pëlqejë
farefisit të vet. Edhe ata kanë nevojë
që t’u njoftohet mbretëria e Hyjit.
TETOR
2012
4
Unë do t’ju çlodh
E E ENJTE
Shën FRANÇESKU
I ASIZIT
4/10 E ENJTE Sh. FRANÇESKU
I ASIZIT Pajtor i Italisë † 1226 [P]
Gal 6,14-16; Ps 15; Mt 11,25-30
Unë do t’ju çlodh Mt 11,28
Premtimi i Jezusit është ngushëllues.
Ai i drejtohet kujt është i lodhur e
i shtypur. Qetësimi i Zotit arrin në
fund të shpirtit e vepron për një
kohë të gjatë.
Sh. Françesku ka ndihmuar shumë
njerëz, që t’i drejtohen Jezusit me
besim, aq sa për të qenë i shpallur
për këtë arsye pajtor i Italisë.
Të mos kufizohemi për ta nderuar,
por le të kërkojmë edhe ta imitojmë
në dashurinë e tij ndaj Zotit.
TETOR
2012
5
Kush ju dëgjon ju,
më dëgjon mua
E E PREMTE
Sh. Plaçidi
5/10 E PREMTE XXVI K.GJ.V. [II]
Sh. Plaçidi
Jb 38,1.12-21; 40,3-5; Ps 138; Lk 10,13-16
Kush ju dëgjon ju, më dëgjon mua
Lk 10,16
Kështu Jezusi i inkurajon nxënësit e
vet. Ata gëzohen me mbështetjen e
vazhdueshme.
Edhe unë jam inkurajuar për t’i
dëgjuar dhe për t’iu bindur atyre që
Jezusi dërgon si lajmëtarët e vet.
Nuk duhet të ndjek shijet e mija, por
Fjalën që më jepet prej atij që në
këtë tokë përfaqëson Jezusin.
TETOR
2012
6
Gëzohuni
se emrat tuaj
janë të shkruar
në qiell
E SHTUNË
Sh. Bruno
6/10 E SHTUNË XXVI K.GJ.V. [II]
Sh. Bruno murg † 1101
Jb 42,1-3.5-6.12-17; Ps 118; Lk 10,17-24
Gëzohuni se emrat tuaj janë të
shkruar në qiell Lk 10,20
Të falënderoj, o Zot Jezus, për
këtë siguri që na jep. Ti e ke parë
tashmë emrin tonë të shkruar në
librin e Hyjit. Nuk jemi të harruar
prej tij, madje i jemi vazhdimisht të
pranishëm. Nuk ekziston më vend
për trishtim në zemrën tonë!
TETOR
2012
7
Çka bashkoi Hyji,
njeriu të mos guxojë
ta ndajë
SHËN MARIA
VIRGJËR E RRUZARES
E DJELË 2012 2012
7/10 E DJELË XXVII K.GJ.V. Viti B [III]
Shën Maria Virgjër e Rruzares
Dal 2,18-24; Ps 127; Eb 2,9-11; Mk 10,2-16
Çka bashkoi Hyji, njeriu të mos
guxojë ta ndajë Mk 10,9
Kur prindërit e mi janë martuar,
kanë marrë si dhuratë një kryq të
qendisur mbi pëlhurë me shkrimin:
“Unë të flas pa zë, askush nuk
shkon në qiell pa kryqin”.
Kryqi i të martuarve nuk është i
largët: ata vetë, janë të paktën në
momente pak a shumë të zgjatura
kryqi për njëri-tjetrin.
Kujdesi duhet të jetë i drejtuar ndaj
veprës së Hyjit e jo ndaj kënaqësisë
të vet.
Vepra e Hyjit është bashkimi i tyre,
i cili, pasi pikërisht kushton, është
pasuri e çmueshme për bijtë dhe për
të gjithë shoqërinë.
TETOR
2012
8
E pa
dhe pati
dhembshuri
për të
E E HËNË
Sh.Pelagia
8/10 E HËNË XXVII K.GJ.V. [III]
Sh. Pelagia
Gal 1,6-12; Ps 110; Lk 10,25-37
E pa dhe pati dhembshuri për të
Lk 10,33
Jezusi tregon një shembëlltyrë që u
pëlqen të gjithëve.
Një samaritan vë në plan të dytë
zotimet e veta, për të lehtësuar
vuajtjet e të tjerëve në të njëjtën
kohë. Sa persona e realizojnë
mirësinë e këtij njeriu! E çfarë
thellësie gëzimi i jepet kujt lodhet
për vëllezërit!
Lodhje e tillë është pjesëmarrja për
tek dhembshuria e Hyjit; e për këtë
arsye ajo lë një kuptim plotësie dhe
përmbushjeje të qenies së vet.
Në të kundërt, trishtimi është
karakteristik i atij që nuk jepet dhe
mendon vetëm për vete.
TETOR
2012
9
E MARTË
Sh. Dionizi
Sh.Gjon Leonardi
Maria dëgjonte
fjalën e tij
9/10 E MARTË XXVII K.GJ.V. [III]
Sh. Dionizi ipeshkëv dhe shokët martirë
† shek. III; Sh.Gjon Leonardi meshtar † 1609
Gal 1,13-24; Ps 138; Lk 10,38-42
Maria dëgjonte fjalën e tij Lk 10,39
Ndodhemi në Betani, pranë
Jeruzalemit, ku Jezusi është duke
mbërritur për të kryer flijimin e
jetës së tij. Ai që sapo i ka mësuar
nxënësit mbi dashurinë për të
afërmin, bën të theksohet se çdo
shërbim duhet të lindë nga dëgjimi
i Fjalës së tij.
Maria nuk e lë veten të tërhiqet nga
motra e saj, Marta, në vorbullin
e punëve për t’u bërë, sepse për
të, të dëgjosh Jezusin është më e
rëndësishme: është ai që duhet të
thotë çfarë të bëhet!
TETOR
2012
10
Ardhtë
mbretëria jote
E E MËRKURË
Sh.Danieli
10/10 E MERKURË XXVII K.GJ.V. [III]
Sh. Damieli
Gal 2,1-2.7-14; Ps 116; Lk 11,1-4
Ardhtë mbretëria jote Lk 11,2
Mbretëria jote, o Zot Jezus, është
një sistem i ri politik! Në mbretërinë
tënde nuk ekzistojnë funksionarët,
por janë vetëm vëllezërit.
Në mbretërinë tënde nuk ekzistojnë
partitë, por ka vetëm një dëshirë,
ajo e të sjellurit të gjithëve shenjat e
dashurisë sate. Në mbretërinë tënde
nuk ka taksa, sepse në të çdokush
jep vetveten për të mirën e
të gjithëve.
Ardhtë mbretëria jote!
TETOR
2012
11
Trokitni
e do t’u hapet
E E ENJTE
Sh. Firmini
11/10 E ENJTE XXVII K.GJ.V. [III]
Sh. Firmini
Gal 3,1-5; Lk 1,69-75; Lk 11,5-13
Trokitni e do t’u hapet Lk 11,9
Jezusi na nxit për t’i kërkuar Atit, për
të trokitur në portën e zemrës së tij
të pasur me mëshirë.
Por duhet ta bëjmë këtë me besim,
të sigurtë se jemi dëgjuar dhe të
sigurtë se Ati di më mirë se ne për
çfarë kemi nevojë.
Lutja jonë nuk do të humbasë kurrë.
TETOR
2012
12
I drejti
do të jetojë
me anë të fesë
E E PREMTE
Sh. Serafi ni
12/10 E PREMTE XXVII K.GJ.V. [III]
Sh. Serafini
Gal 3,7-14; Ps 110; Lk 11,15-26
I drejti, do të jetojë me anë të fesë
Gal 3,11
Shën Pali na e përsërit këtë fjalë
të profetit Habakuk. I drejti, pra
kush është i pëlqyer prej Hyjit, që e
përmbush vullnetin e tij, e merr jetën
falë besimit që ka.
Besimi është i nevojshëm për të dalë
dhe vënë në jetë dashurinë që na
bën të ngjashëm me Atin tonë. Le t’i
besohemi për këtë, me besim, Hyjit
dhe ta lëmë veten në vullnetin e tij
duke e dëgjuar atë nga Jezusi.
TETOR
2012
13
Të gjithë ju
jeni një
në Krishtin Jezus
E E SHTUNË
Sh. Eduardi
13/10 E SHTUNË XXVII K.GJ.V. [III]
Sh. Kalisti
Gal 3,22-29; Ps 104; Lk 11,27-28
Të gjithë ju jeni një në Krishtin Jezus
Gal 3,28
Jemi pagëzuar në emër të Jezusit
e, për këtë arsye, dashuria e tij na
bashkon, na bën një trup të vetëm
dhe nga ne të gjithë, ajo (dashuria)
bën një realitet të vetëm.
Kur besimi yt të bëhet i gjallë dhe
dashuria jote për Jezusin do të
ndryshojë zemrën, atëhere kupton të
vërtetën e kësaj fjale të apostullit.
TETOR
2012
14
Askush s’është
i mirë
përveç Një Hyji
Sh. Kalisti
E DJELË 2012 2012
14/10 E DJELË XXVIII K.GJ.V.
Viti B [IV]
Ur 7,7-11; Ps 89; Heb 4,12-13; Mk 10,17-30
Askush s’është i mirë përveç Një Hyji
të vetëm Mk 10,18
Një person, duke iu drejtuar Jezusit,
e quajti ‘Mësues i mirë’. Është një
kompliment? Çfarë i duhen Zotit
komplimentet? Fjala ‘i mirë’ ka një
vlerë të madhe, është një mbiemër
që i shtohet vetëm Hyjit.
Duke e quajtur ‘të mirë’, Jezusin,
është si të thuash: e marr çdo fjalën
tënde, si fjalën e Hyjit dhe dua të
bindem ty, ashtu siç i bindesh “Hyjit.
Kur flasim për Jezusin nuk mund të
përdorim fjalë lajkatuese: ai e merr
seriozisht çdo fjalë që i themi.
TETOR
2012
15
Ja,
Dikush më i madh
se Jona
E E HËNË
Sh. Tereza
e Avilës
15/10 E HËNË XXVIII K.GJ.V. [IV]
Sh. Tereza e Avilës virgjër e mësuese † 1582
Gal 4,22-24.26-27.31 - 5,1; Ps 112;
Lk 11,29-32
Ja, Dikush më i madh se Jona Lk
11,32
Jona ka qenë një profet i
rëndësishëm për paganët e Ninives,
të cilët i janë bindur ndonëse nuk e
kishte mbartur në veten mëshirën e
Hyjit për atë popull.
Jezusi po jepte shenjat e mëshirës
së Hyjit ndaj bashkatdhetarëve të tij,
por ata nuk ia kthenin besimin: ishin
më keq se paganët.
Do të bëj kujdes sot, për sa më
thotë Zoti.
TETOR
2012
16
Jepni pra
për lëmoshë
ç’është brenda
E MARTË
Sh. Hedviga
Shën Margarita
Maria Alakok
16/10 E MART XXVIII K.GJ.V. [IV]
Sh. Hedviga rregulltare † 1243;
Shën Margarita Maria Alakok virgjër † 1690
Gal 5,1-6; Ps 118; Lk 11,37-41
Jepni pra për lëmoshë ç’është brenda
Lk 11,41
Lëmosha është një akt i pëlqyer para
Hyjit nëse është shenjë dashurie.
Jezusi i qorton farisenjtë, të famshëm
për të vëzhguar të gjitha rregullat
sipërfaqësore, duke mos qenë të
aftë për të jetuar të njëjtën dashuri të
mëshirshme që Hyji e ka për të gjithë;
edhe për mëkatarët e për kë nuk ia
del mbanë të vërë në jetë të
gjithë ligjin.
Para se të japësh diçka, nevoitet të
japësh vetveten!
TETOR
2012
17
Fryti i Shpirtit
është dashuria
E E MËRKURË
Sh. Injaci
i Anti okisë
17/10 E MERKURË XXVIII K.GJ.V. [IV]
Sh. Injaci i Antiokisë ipeshkëv dhe martir
† rreth 115
Gal 5,18-25; Ps 1; Lk 11,42-46
Fryti i Shpirtit është dashuria
Gal 5,22
Kur Shpirti i Shenjtë hyn në ne,
kujtohemi. Në këtë çast ndryshon
diçka në zemrën tonë: bëhemi
të aftë për të dashur, që të duam
gjithkënd, që të duam me çdo kusht
dhe që të duam me dashurinë
e Hyjit.
Janë shumë të ndryshme çastet në
të cilat Shpirti i Shenjtë është në ne,
prej atyre momenteve në të cilat
shpirtëra të tjerë lëvizin brenda
zemrës sonë!
TETOR
2012
18
U afrua
Mbretëria
e Hyjit
E E ENJTE
Zoja e Shkodrës
SH. LUKA
18/10 E ENJTE Sh. LUKA
Ungjillëtar [P]
2Tim 4,10-17; Ps 144; Lk 10,1-9
U afrua Mbretëria e Hyjit Lk 10,9
Mbretëria e Hyjit është pranë kur
është pranë mbreti, ai që Hyji e
dërgoi për të gjykuar njerëzit në
ecjen drejt tij, për të bërë prej tyre
një popull, për t’i bashkuar në një
vullnet të vetëm të paqes
dhe bashkimit.
Qyshkur ti Jezus, je me ne, Hyji
është pranë, madje është mes nesh
mbretëria e Hyjit!
TETOR
2012
19
Ju vleni më shumë
se një mori
trumcakësh!
E E PREMTE
Sh. Gjon Brebëf
Sh. Izak Joges
Sh. Pal i Kryqit
19/10 E PREMTE XXVIII K.GJ.V. [IV]
Sh. Gjon Brebëf Izak Joges meshtarë
dhe shokët martirë † shek. XVII;
Sh. Pal i Kryqit meshtar † 1775
Ef 1,11-14; Ps 32; Lk 12,1-7
Ju vleni më shumë se një mori
trumcakësh! Lk 12,7
Faleminderit, o Zot Jezus, për këtë
fjalë që na qetëson.
Në sytë e Atit tënd, çdokush nga ne
ka një vlerë të madhe: për ne ai ka
zotuar dashurinë e vet, për ne të ka
dërguar ty, dhe për ne ti ke vuajtur
dhe ke vdekur.
Vlejmë me të vërtetë më shumë se
trumcakët!
TETOR
2012
20
Mos u shqetësoni…
se çfarë
do të thoni
E E SHTUNË
Sh. Irena
20/10 E SHTUN XVIII K.GJ.V. [IV]
Sh. Irena
Ef 1,15-23; Ps 8; Lk 12,8-12
Mos u shqetësoni …
se çfarë do të thoni Lk 12,11
Është një këshillë e mirë. Mund të
qëndrojmë gjithmonë në paqe dhe
paqja është përgatitja më e mirë për
të takuar një njeri.
E dija që një miku im donte të
më shikonte për t‘më qortuar.
Vazhdimisht më vinte tundimi i
përgatitjes së mbrojtjes sime, por
më pas mendova: mbrojtja më e
mirë është fjala e Jezusit dhe ai nuk
do që të përgatitem. Ky takim, ka
qenë me të vërtetë i bekuar
prej Zotit.
TETOR
2012
21
Kushdo prej jush
që do të jetë
më i madh,
le të bëhet
shërbëtori juaj
Sh. Ursula
E DJELË 2012 2012
21/10 E DJELË XXIX K.GJ.V. Viti B [I]
Sh. Ursula
Is 53,2.3.10-11; Ps 32; Heb 4,14-16; Mk
10,35-45
Kushdo prej jush që do të jetë më
i madh, le të bëhet shërbëtori juaj
Mk 10,43
I pari është ai i cili është më tepër i
mbushur me dashurinë e Hyjit.
E Hyji e gjen vendin për t’ia kthyer
dashurinë e tij personit që e do dhe
kërkon t’i ngjasojë, atij që bëhet
katër copash për ta dashur dhe kujt
nuk preokupohet për vetveten.
Të gjithë i drejtohen me vullnet kujt
është i gatshëm për të shërbyer:
ai është me të vërtetë i pari.
TETOR
2012
Çfarë grumbullove,
po kujt
do t’i mbesë?
E E HËNË
Sh. Maria Saloma 22
22/10 E HENË XXIX K.GJ.V. [I]
Sh. Maria Saloma
Ef 2,1-10; Ps 99; Lk 12,13-21
Çfarë grumbullove, po kujt
do t’i mbesë? Lk 12,20
Kush vdes papritur, edhe në qoftë
i pasur, lë mjaft probleme për të
afërmit dhe për vete nuk nxjerr asnjë
fitim nga pasuria e tij. Vallë, ia vlen
barra qeranë, të grumbullosh para
e pasuri? A nuk do të ishte më mirë
për vete dhe për personat e dashur,
të lësh një shembull përzëmërsie,
të shkëputjes nga sendet dhe të
kujdesit ndaj të varfërve si dhe
nismave të bamirësisë materiale
e dashurisë shpirtërore?
TETOR
2012
23
Ai është
paqja jonë
Sh. Gjoni
nga Kapistrani
E MARTË
23/10 E MARTË XXIX K.GJ.V. [I]
Sh. Gjoni nga Kapistrani meshtar † 1456
Ef 2,12-22; Ps 84; Lk 12,35-38
Ai është paqja jonë Ef 2,14
Shën Pali na flet për Jezusin.
Ai e ka bërë për vete dhe për këtë
arsye, nuk heq dorë të gjejë rastin për
ta bërë të njohur tek të tjerët.
Kush e do Jezusin nuk shikon më
askënd si armik dhe për këtë, mund të
themi se është Jezusi paja, madje edhe
paqja midis popujve.
Paqja e vendosur mes qeverive dhe
qeveritarëve zgjat pak kohë. Nuk
ekziston paqja as mes personave të
veçantë, as mes familjeve dhe as mes
etnive e popujve derisa të mos mbërrijë
Jezusi nëpër zemrat e tyre.
TETOR
2012
24
Edhe ju, pra,
jini gati
E E MËRKURË
Sh. Antoni
Maria Klaret
24/10 E MERKURË XXIX K.GJ.V. [I]
Sh. Antoni Maria Klaret ipeshkëv † 1870
Ef 3,2-12; Is 12,2-6; Lk12,39-48
Edhe, ju, pra jini gati Lk 12,40
Qëndrojmë të gatshëm, o Jezus,
për çdo gjë që mund të na ngjasë.
Siguria nuk mund të vijë nga
njerëzit dhe as që mund të jetë e
qëndrueshme në këtë botë.
Në çdo moment, në fakt, mund
të ngjasë diçka, e cila mund t’i
përmbysë programet tona e që do
të na bënte të vuanim dhe që do të
na bënte t’i druheshim vdekjes që e
kemi pranë.
Le të qëndrojmë të bashkuar në ty,
si i vetmi që mund të na sjellësh
qetësinë këtu në tokë dhe i vetmi që
mund të na mirëpresësh në botën
krejt të re, ku jemi të pritur
për përjetësinë.
TETOR
2012
25
E po, më duhet
të pagëzohem me
pagëzim
E E ENJTE
Sh. Tabita
25/10 E ENJTE XXIX K.GJ.V. [I]
Sh. Tabita
Ef 3,14-21; Ps 32; Lk 12,49-53
E po, më duhet të pagëzohem me
pagëzim Lk 12,50
Jezus, je në pritjen e Orës së madhe
që do të ndryshojë jetën tënde:
është momenti i kalimit tënd nga kjo
botë në drejtim të Atit; po e pret atë
me dëshirë të madhe, sepse do të
jetë ora e shëlbimit tonë.
“Pagëzimi” yt është të vdesësh duke
dhënë vetveten me dashuri, për t’u
ngritur më pas e për të na dhenë
edhe ne plotësinë e dashurisë.
TETOR
2012
26
Një Hyj
të vetëm,
Atin e të gjithëve
E E PREMTE
Sh. Valeriani
26/10 E ENJTE XXIX K.GJ.V. [I]
Sh. Valeriani
Ef 4,1-6; Ps 23; Lk 12,54-59
Një Hyj të vetëm, Atin e të gjithëve
Ef 4,6
Që ekziston një Hyj duket
afërmendsh, aq sa edhe paganët
e mendojnë këtë.
Që Hyji të jetë Atë, jemi vetëm ne
që e besojmë, ne që e kemi dëgjuar,
dashur e mirëpritur Jezusin.
Që Hyji të jetë Ati që i do të gjithë
madje edhe ata që ndjekin besime
të tjera, është ende e vështirë për ta
menduar: kush nuk është i krishterë
nuk e pranon.
Ne e dimë se Jezusi ka vdekur
edhe për ata, që nëse do të jenë
të shëlbuar, do të jenë të tillë falë
Jezusit, Birit të këtij Hyji që
e quajmë Atë!
TETOR
2012
27
Shkoi, kërkoi
fryte në të,
por nuk gjeti
E E SHTUNË
Sh. Sabina
27/10 E SHTUNË XXIX K.GJ.V. [I]
Sh. Sabina
Ef 4,7-16; Ps 121; Lk 13,1-9
Shkoi, kërkoi fryte në të, por nuk
gjeti Lk 13,6
Pema e fikut është një simbol.
Prej saj na paraqiten, në kohën e vet
të pjekjes, frytet e ëmbla dhe
të ushqyeshme.
Është populli i Hyjit që duhet t’i japë
botës atë çka mund ta mbajë në
këmbë dhe ta ushqejë. Është Kisha
që i ofron përgjigje kujt kërkon një
kuptim për jetën e vet, ndihmë kujt
kërkon lehtësim për vuajtjet e veta
dhe dritë kujt kërkon të vërtetën pasi
të ketë qenë disa herë i gënjyer.
Nëse ne, si anëtarë të Kishës, do të
jemi të bashkuar me Jezusin, do të
sjellim shumë fryt!
TETOR
2012
28
Jezusi zuri vend
e tha: ”Thirreni!”
Sh. SIMONI
Sh. JUDA, apostuj
E DJELË 2012 2012
28/10 E DJELË XXX K.GJ.V. Viti B [II]
Sh. Simoni Sh.Juda apostuj
Jer 31,7-9; Ps 125; Heb 5,1-6; Mk 10,46-52
Jezusi zuri vend e tha: ”Thirreni!”
Mk 10,49
Një lypsar! Jezusi bën që ta
thërrasin jo sepse është i verbër dhe
pa para, por sepse ka besim; një
besim që duhet të jetë si shembull
e mbase edhe si qortim ndaj
nxënësve të vet.
Ata kanë frikë të ecin pas tij, ndërsa
i verbëri, i shëruar, e ndjek nga pas
me vendosmëri dhe me gëzim Zotin,
ndonëse të drejtuar në Jeruzalem,
ku do të takojë vdekjen!
TETOR
2012
29
Jeni njëri
për tjetrin
zemërdhimbshëm
E E HËNË
Sh. Ermelinda
29/10 E HENË XXX K.GJ.V. [II]
Sh. Ermelinda
Ef 4,32 - 5,8; Ps 1; Lk 13,10-17
Jeni njëri për tjetrin zemërdhimbshëm
Ef 4,32
Edhe Jezusi ua kishte dhënë këtë
urdhër të vetëve, duke shtuar:
“si Ati juaj”.
Mëshira është karakteristike e Hyjit
të vërtetë e Hyjit të vetëm; e këtij Hyji
që i do njerëzit.
Kush do t’i pëlqejë Hyjit, që ta njohë
dhe të jetë pjesëtar i dritës së tij,
duhet ta vërë në veprim mëshirën.
Kush nuk e vë në veprim mëshirën,
është larg Hyjit, ndonëse mund të
jetë i bindur se mund të ketë
njëqind arsye.
TETOR
2012
30
Është e ngjashme
me kokrrën
e sinapit
Sh. Marçeli
E MARTË
30/10 E MARTË XXX K.GJ.V. [II]
Shën Marçeli
Ef 5,21-33; Ps 127; Lk 13,18-21
Është e ngjashme me kokrrën e
sinapit Lk 13,19
“Mbretëria e Hyjit është e ngjashme
me…”. Një karakteristikë e kësaj
kokrre, praktikisht, është që të jetë
e padukshme. Është aq e vogël,
sa për ta parë është thuajse e
domosdoshme lentja zmadhuese!
Mbretërinë e Hyjit e sheh, pikërisht
nëse do ta shohësh; ajo nuk
imponohet, as për të detyruar që
ta pranosh e as për të frikësuar.
Nëse e pret atë, transformon jetën
tënde duke e bërë atë bekim për
shumë njerëz.
TETOR
2012
31
Ndero
babën tënd
dhe nënën
Sh. Alfonsi
E E MËRKURË
31/10 E MERKURË XXX K.GJ.V. [II]
Ef 6,1-9; Ps 144; Lk 13,22-30
Ndero babën tënd dhe nënën
Ef 6,2
Faleminderit, Atë, për këtë dëftim të
urtësisë sate! Babai dhe nëna bëjnë
pjesë në jetën tonë, qysh nga fillimi.
Ata janë mjeti që të ka shërbyer për
të na dhënë jetën dhe, për mjaft prej
nesh, edhe njohjen për ty.
Ti nderosh prindërit është diçka që
kërkon të jetosh sipas mësimeve të
tua dhe diturisë sate.
Kush jeton sipas dritës sate i nderon
me të vërtetë prindërit e tij!
In primo piano
CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
- 01/01/20242024 Albania
SCRITTI IN ALTRE LINGUE
- Kalender fĂŒr das laufende Jahr
- Kleinschriften
- Kleinschriften âFĂŒnf Gerstenbroteâ
- Einleitung
- Ăbriggebliebene StĂŒcke
- AbbĂ
- Befreiungsgebet
- Vater unser - Band 1
- Vater unser - Band 2
- Vater unser - Band 3
- Wie der Tau
- Die Psalmen
- Siebzig mal sieben mal
- Die Hingabe
- Notizen von Vigilius, dem heiligen Bischof von Trient
- Ich gehe zur Messe
- Glaube und Leben
- Du bist mein Sohn
- Er nannte sie Apostel
- Sie fordern Zeichen, sie suchen Weisheit
- Kalender 2008-2011