ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 ott 2020
10 Tetor 2020

10 Tetor 2020

1/10  E ENJTE  XXVI° GJ. V. [II]                              (p: Sh. Tereza e Jezusit Fëmijë., virgj. e mës. e K., † 1897)

Jb 19,21-27; Ps 26; Lk 10,1-12  

E pra e di se gjallë e kam Shpaguesin  Jb 19,25

Duke vuajtur, Jobi shpreh besimin e tij me vendosmëri dhe qartësi. Ua shfaq miqve të tij, që nuk arrijnë ta ngushëllojnë. Nuk arrijnë t’i thonë që Hyji e do. Ai është i bindur që, nëse Shpaguesi është gjallë, s’ka pse me patur frikë. Shpaguesi pra, është i angazhuar për shëlbimin tonë.

 

2/10  E PREMTE  ENGJËJT E ROJËS (p)

Dal 23,20-23; Ps 90; Mt 18,1-5.10  

Ki nderim për të dhe dëgjoje. Mos i kundërshto!  Dal 23,21

Është Hyji që e fton popullin ta dëgjojë engjëllin e ngarkuar për ta udhëhequr. Dëgjoje, para së gjithash, dhe nëse të propozon diçka jo e parashikuar prej teje, mos e kundërshto. Ai flet në Emër të Hyjit vetëm për të mirën tënde.
Edhe pranë meje rri një engjëll i ngarkuar që të më mbrojë në ecjen e jetës: do të kërkoj ndihmën e tij me besim dhe kthjelltësi.

 

3/10  E SHTUNË  XXVI° GJ. V. [II] 

Jb 42,1-3.5-6.12-17; Ps 118; Lk 10,17-24  

Ja, ju dhashë pushtet të shkelni përmbi gjarpërinj e përmbi akrepë  Lk 10,19

Jezusi i dëgjon dishepujt e Tij që po i tregonin rezultatin e misionit të parë të tyren. I ngushëllon dhe ua aprovon punën e tyre. Djajtë largosheshin prej lutjeve dhe fjalëve të tyre. Por Zoti u rekomandon atyre që të mos e shohin me sodisfaksion punën e tyre, por më tepër të shijojnë gjihnjë prej dashurisë që Ati ka për ta: Ai i do edhe – e mbi të gjitha – kur do të ofendohen dhe do të përndiqen.

 

4/10  E DIEL  XXVII° GJ. V. Viti A [III] 

Is 5,1-7; Ps 79; Fil 4,6-9; Mt 21,33-43  

U afrua koha e të vjelave për të marrë frytin   Mt 21,34

Jezusi tregon një shëmbëlltyrë. E marrim vesh: në jetën tonë vjen çasti në të cilin është e nevojshme të japim llogari ndaj asaj që kemi bërë. Kujt do t’i japim llogari? Është ngushëlluese të dimë që Ati ynë është Ai të Cilit do t’i dorëzojmë krejt punën tonë: Ai na do dhe do të na dojë!

 

5/10  E HËNË  XXVII° GJ. V. [III] 

Gal 1,6-12; Ps 110; Lk 10,25-37  

Kush është i afërmi im?  Lk 10,29

Kësaj pyetjeje, ndaj mësuesit të Ligjit, Jezusi i ka përgjigjur duke i treguar një shëmbëlltyrë shumë të bukur të samaritanit të mirë. Është e bukur shëmbëlltyra, sepse Jezusi sjell shembullin e dashurisë dhe të bindjes ndaj Hyjit nga një heretik, i nënçmuar, i dëbuar. Që edhe unë të mund të jem i vlerësuar dhe shembull për të tjerët, edhe nëse nuk jam i konsideruar një ‘i krishterë i mirë’.

 

6/10  E MARTË XXVII° GJ. V. [III]                       (pf: Sh. Bruno, murg, † 1101)

Gal 1,13-24; Ps 138; Lk 10,38-42  

Maria zgjodhi pjesën më të mirën që nuk do t’i merret  Lk 10,42

Pas shembullit të samaritanit të mirë, ja një tjetër shembull për ne. Kësaj radhe një grua, një grua që me sa duket nuk bën asgjë, por është e aftë të dëgjojë. Dëshira e parë e saj është ta dëgjojë Jezusin, që të jetë Ai të thojë se çfarë duhet të bëjë. Motra e saj, përkundrazi, vendos vetë se çfarë të bëjë, por në këtë mënyrë, bëhet e padurueshme dhe murmurit. Jezusi i ofron pikërisht shembullin e asaj motre ku ajo është duke e kritikuar!

 

7/10  E MËRKURË  XXVII° GJ. V. [III]           (p: Virgjëra Mari e të Shenjtës Rruzare)

Gal 2,1-2.7-14; Ps 116; Lk 11,1-4   (ose. Vap 1,12-14; Kënga Lk 1,46-55; Lk 1,26-38)

Kur të luteni ‑ u tha Jezusi – thoni: O Atë!   Lk 11,2

Dishepujt e kanë vënë re që nuk janë të aftë të luten siç Mësuesi i tyre. I kërkojnë që t’u mësojë atyre. Dhe Ai u përgjigjet menjëherë. Është e rëndësishme të mësojmë të lutemi. Kush nuk shkon në shkollën e lutjes e gënjen veten se di të lutet. Që tani, fillo të bësh të lindë në zemrën tënde ndjenja e dashurisë, për t’iu përgjigjur dashurisë së Atij që ta ka dhënë jetën. Rruzarja e Shenjtë është një lutje që të mëson të lutesh me dashurinë që Maria ka për Jezusin!

 

8/10  E ENJTE  XXVII° GJ. V. [III] 

Gal 3,1-5; kënga Lk 1,69-75; Lk 11,5-13  

Lypni e do t’ju jepet  Lk 11,9

Jezusi ua ofron këtë ftesë dishepujve që kultivojnë tashmë një dashuri të fortë për Të. Është Ai Thesari i tyre. Prandaj, duke u lutur, do t’i kërkojnë vetëm atë që Ai Vetë do të dëshironte t’u dhuronte. Do të jenë të plotësuar!

 

9/10  E PREMTE  XXVII° GJ. V. [III]                      (pf: Sh. Dionizi, ip. dhe Shokët, martirë, † shek. III; Sh. Gjon Leonardi, mesh., † 1609)

Gal 3,7-14; Ps 110; Lk 11,15-26  

Ata që besojnë janë të bekuar Gal 3,9

Vijnë prej fesë ata që e vënë shpresën e tyre në dashurinë e Atit dhe jo në aftësitë e veta. Nuk vijnë prej fesë ata që mendojnë që janë të aftë t’i meritojnë hiret me forcat e veta. Këta rrezikojnë të mburren, që t’i gjykojnë të tjerët, të pretendojnë. Të bekuar do të jenë ata që pranojnë të jenë të shëlbuar prej dashurisë së Atit!

 

10/10  E SHTUNË  XXVII° GJ. V. [III] 

Gal 3,22-29; Ps 104; Lk 11,27-28  

Madje, të lumët ata që e dëgjojnë fjalën e Hyjit dhe e zbatojnë  Lk 11,28

Jezusi i përgjigjet kështu një gruaje që… kishte zili nënën e vet. Maria është e bekuar vetëm sepse e ka dëgjuar dhe i është bindur Atit. Është për këtë që ka mundur t’i japë jetë Birit të Hyjit. Edhe ti mund të jetosh si ajo, duke dëgjuar dhe duke bërë vullnetin e Hyjit. E do të jesh i lumtur!

 

11/10  E DIEL  XXVIII° GJ. V. Viti  A [IV] 

Is 25,6-10; Ps 22; Fil 4,12-14.19-20; Mt 22,1-14  

Shumë janë të grishur, por pak janë të zgjedhur  Mt 22,14

Me këto fjalë, Jezusi përfundon një shëmbëlltyrë të gjatë për të përshkruar një aspekt të Mbretërisë së qiejve. Të gjithë mund të bëjnë pjesë, “të këqinj e të mirë”, me paktin që të mos refuzojnë veshjen e dasmës, dhuratë e Mbretit. Rivishemi çdo ditë me Krishtin, dhuratë e Atit! E bëjmë duke mirëpritur Shpirtin e dashurisë së Tij, të faljes, të butësisë dhe të përvuajtërisë.

 

12/10  E HËNË  XXVIII° GJ. V. [IV] 

Gal 4,22-24.26-27.31 - 5,1; Ps 112; Lk 11,29-32  

Krishti na liroi që të mbeteshim vërtet të lirë!  Gal 5,1

Çfarë dëshiron të thotë Shën Pali? Jezusi na ka liruar nga të gjitha detyrimet për të cilat hebrenjtë ndiheshin të shtrënguar, në mënyrë që të ishin të lirë për të dashur të gjithë njerëzit sikurse Ai i do. Nuk jemi të detyruar ta shpëtojmë jetën tonë me veprat tona, por le të merremi duke i dashur të afërmit: do të jemi të lirë për të dashur!

 

13/10  E MARTË  XXVIII° GJ. V. [IV] 

Gal 5,1-6; Ps 118; Lk 11,37-41  

Një farise iu lut të shkonte tek ai për drekë   Lk 11,37

Sa bukur të kesh Jezusin për drekë! Por, Ai ama, nuk ndihet i detyruar të heshtë dhe të aprovojë gjithçka: është i aftë edhe të qortojë atë që e ka ftuar. Dhe në fakt i thotë që më e rëndësishme se sa higjiena e jashtme është ajo e brendshmja.

 

14/10  E MËRKURË  XXVIII° GJ. V. [IV]                (pf: Sh. Kalisti I, papë e mart., † 222)

Gal 5,18-25; Ps 1; Lk 11,42-46  

E nëse ju prin Shpirti, nuk jeni të nënshtruar Ligjit   Gal 5,18

Kush është i nënshtruar ligjit është i tentuar të bëjë minimumin, për të kënaqur rehatinë vetjake. Kështu bëhet egoist, i përkushtohet kënaqësive, mirëpret brenda vetes zili, gjykime, mosmarrëveshje dhe madje, magji dhe papastërti. Kush lihet të udhëhiqet prej Shpirtit, përkundrazi, njeh dashurinë dhe gëzimin, durimin dhe mirësinë, përvuajtërinë dhe zotërimin e gjuhës dhe të ndjenjave, dhe i jeton me besnikëri angazhimet vetjake.

 

15/10  E ENJTE XXVIII° GJ. V. [IV]                      (p: Sh. Tereza e Avilës, virgj. e mës. e K, † 1582)

Ef 1,1-10; Ps 97; Lk 11,47-54  

Në Të na zgjodhi para krijimit të botës    Ef 1,4

A e din përse Hyji na ka zgjedhur? Derisa të bëhemi të shenjtë. Çfarë do të thotë? Ta them në këtë mënyrë: je i shenjtë, kur nuk reagon ndaj difekteve dhe mëkateve të të tjerëve, as edhe kur të të bezdisin. Je i shenjtë, kur reagon vetëm ndaj dashurisë së Atit, dhe për këtë, vazhdon të duash, edhe kur mund të shpifin kundër teje dhe kërkojnë të të shtypin me këmbë.

 

16/10  E PREMTE  XXVIII° GJ. V. [IV]           (pf: Sh. Hedviga, rreg., † 1243; Sh. Margarita M. Alacoque, virgj., † 1690)

Ef 1,11-14; Ps 32; Lk 12,1-7  

Ruajuni prej tharmit të farisenjve  Lk 12,1

Tharmi është ajo farë e vogël që bën të fryhet brumi. Mos u influenco nga ajo që i kushtëzon farisenjtë, që do të thotë, nga ajo dëshira sa për t’u ndjerë në rregull. Përpara Hyjit je gjithnjë jashtë vendit, jo në rregul, sepse nuk din të duash siç Ai do. Jeto përvuajtërinë dhe vazhdo duke i pranuar madje përuljet.

 

17/10  E SHTUNË  XXVIII° GJ. V. [IV]          (p: Sh. Injaci i Antiokisë, ip. e mart., † 107)

Ef 1,15-23; Ps 8; Lk 12,8-12  

Atë e vendosi mbi çdo gjë ‑ për Krye të Kishës   Ef 1,22

Apostulli po flet për Jezusin. Kisha e Tij është trupi i Tij: Ai është udhëheqësi si Kryet, është jeta dhe udhëheqja e trupit të njeriut. Kisha, prandaj, i bindet Krishtit Jezus, dhe Ai shërbehet prej saj për të shëlbuar botën. Jezusi nuk mund të bëjë asgjë pa Kishën: është trupi i Vet! Dhe Kisha, pa Kryet, do të ishte e vdekur.

 

18/10  E DIEL  XXIX° GJ. V. Viti  A [I] 

Is 45,1.4-6; Ps 95; 1Sel 1,1-5; Mt 22,15-21  

Jepini, pra, Çezarit çka i përket Çezarit e Hyjit çka i përket Hyjit        Mt 22,21

Përgjigjja e Jezusit i vë në siklet bashkëfolësit e Tij, sepse ishin të sigurtë që i kishin ngritur një kurth të shkëlqyer. Zoti i referohet drejtësisë: ktheje atë që nuk është e jotja. A përdor atë që është e Çezarit? Njihe. A je borxhli ndaj Zotit? Mos e harro. A do të arrish t’ia kthesh Hyjit gjithçka që ke marrë prej Tij?

 

19/10  E HËNË  XXIX° GJ. V. [I]                        (pf: Sh. Gjoni nga Brebeuf, Izak Jogues, meshtarë, dhe Shokët , martirë, shek. XVII; S.h Pali i Kryqit, mesh., † 1775)

Ef 2,1-10; Ps 99; Lk 12,13-21  

Ne që ishim të vdekur për shkak të fajeve, na ngjalli bashkë me Krishtin   Ef 2,5

Ishim të vdekur kur u bindeshim egoizmave, kur kërkonim t’i jepnim sodisfaksion kënaqësive, kur e linim veten të tërhiqeshim prej ambicjeve dhe nga mburrja. Ishim të vdekur. Pikërisht atëherë, Hyji na ka dhënë Krishtin Jezus, jetën e re dhe të plotë, që na mbush me gëzim dhe paqe. Edhe sot na ofrohet kjo mundësi!

 

20/10  E MARTË  XXIX° GJ. V. [I] 

Ef 2,12-22; Ps 84; Lk 12,35-38  

Erdhët ‘afër’ ‑ në saje të gjakut të Krishtit  Ef 2,13

Jemi afër, thotë Shën Pali. Hebrenj dhe paganë jemi bashkuar me njëri-tjetrin, kur Jezusi ka hyrë në jetën tonë. Që atëherë, ndihemi një zemër e vetme, një popull i vetëm, një grigjë e vetme. Është e çuditshme, o Jezus: kur të takojmë Ty, i transformon të gjitha marrëdhëniet. Akoma s’e ke provuar?

 

21/10  E MËRKURË  XXIX° GJ. V. [I] 

Ef 3,2-12; Is 12,2-6; Lk 12,39-48  

Zotëri, a po e thua këtë shëmbëlltyrë vetëm për ne, apo për të gjithë?  Lk 12,41

Është Shën Pjetri që mendon që ka dallime mes miqve të Jezusit dhe të tjerëve. Por, kur një e dëgjon Jezusin dhe i bindet, është tashmë mes miqve të Tij. Krejt fjalët e Tija mund të jenë të jetuara nga të gjithë. Secili është i Tiji, kur i bindet, dhe vetëm atëherë.

 

22/10  E ENJTE  XXIX° GJ. V. [I]                        (pf: Sh. Gjon Pali i II-të, papë.)

Ef 3,14-21; Ps 32; Lk 12,49-53  

Që Krishti të banojë në zemrat tuaja me anë të fesë   Ef 3,17

Kështu lutet Shën Pali. Ai e di që një i krishterë është i tillë kur në zemrën e tij banon Zoti dhe banon qëndrueshmërisht, dhe jo me ndërpreje. I krishteri ka një jetë të‘brendshme’, d.m.th., jeton brendësisht një marrëdhënie të vazhdueshme me Jezusin. Përndryshe është një i krishterë i rremë, që do të thotë, një komedian.

 

23/10  E PREMTE  XXIX° GJ. V. [I]                      (pf: Sh. Gjoni nga Kapistrani, mesh., † 1456)

Ef 4,1-6; Ps 23; Lk 12,54-59  

Durojeni njëri‑tjetrin me dashuri   Ef 4,2

Të krishterët nuk janë dhe nuk do të bëhen kurrë të përkryer. Gjithnmonë do ta kenë ndonjë limit, ndonjë defekt që mund të bëhet edhe mëkat. Prandaj, duhet për të mbajtur në mendje që është e nevojshme të durojmë dhe të kemi përvuajtëri, ku të dimë që edhe të tjerët na durojnë neve. Kështu, dashuria e Jezusit bëhet e dukshme.

 

24/10  E SHTUNË  XXIX° GJ. V. [I]                     (pf: Sh. Antoni Maria Claret, ip., † 1870)

Ef 4,7-16; Ps 121; Lk 13,1-9  

Të rritemi në çdo pikëpamje drejt Atij që është Kryet ‑ Krishtit Ef 4,15

Për të patur këtë, që do të thotë për t’u rritur në pikpamjen e shtatit shpirtëror, thotë Shën Pali, nuk duhet të përshtatemi me botën. Përreth nesh fryn çdolloj “ere doktrine”, që të mashtron, që të çakërdis në gabim. Të jemi të kapur tek Jezusi, është e nevojshme të jemi në bashkim me barinjtë dhe mësuesit, me apostujt dhe shërbëtorët e Kishës.

 

25/10  E DIEL  XXX° GJ. V. Viti A [II] 

Dal 22,20-26; Ps 17; 1Sel 1,5-10; Mt 22,34-40  

Duaje të afërmin tënd porsi vetveten  Mt 22,39

Jezusi i përgjigjet mësuesit të Ligjit. Nuk ngurron të vendosë përbri urdhërit të madh edhe urdhërin e dytë, të ngjashëm me të parin. Ky i dyti tregon të vërtetën e të parit. Në fakt, kush e do të afërmin, çdo të afërm, i bindet Hyjit krijues të të gjithëve dhe i bindet Atit, ku të gjithëve na pret për të na përqafuar.

 

26/10  E HËNË  XXX° GJ. V. [II] 

Ef 4,32 - 5,8; Ps 1; Lk 13,10-17  

Po, dikur ishit errësirë, por tani jeni dritë në Zotërinë  Ef 5,8

Ndryshimi duhet të shihet. Si ia bëj që ta kuptoj që nuk jam më pagan? Ngase shihet që jam i krishterë, që jam një dishepull i Jezusit, një bir i Hyjit? Fëlligështia ose çfarëdolloj papastërtie, ose lakmimi, as të mos zihet në gojë ndër ju, thotë Shën Pali; ji dashamirës dhe bujar, i shkëputur prej pasurisë. Më në fund, jeta jote tani ndriçon botën!

 

27/10  E MARTË  XXX° GJ. V. [II] 

Ef 5,21-33; Ps 127; Lk 13,18-21  

Nënshtrohuni njëri‑tjetrit në frikën e Krishtit   Ef 5,21

Një nxitje e çuditshme e botës sonë, ku secili don të nxjerrë krye. Por apostulli thotë: “në frikën e Krishtit”! Është Jezusi që mund të na i ndryshojë dëshirat tona, ëndrrat tona. Zoti don të na ndihmojë që të bëhemi dashuri, që të mund t’i përngjajmë Atit. Kur kërkoj të jem i nënshtruar, i ndihmoj të tjerët që të jenë më të mirë. Bota ndryshon me gjestet e dashurisë, edhe kur kushtojnë.

 

28/10  E MËRKURË  SH. SIMONI DHE JUDA, Ap. [P] 

Ef 2,19-22; Ps 18; Lk 6,12-19  

DIOQEZA E LEZHËS – Kushtimi i Kishës Katedrale.

Kishin ardhur për ta dëgjuar e për t’u shëruar  Lk 6,18

Kush vjen tek Jezusi për ta dëgjuar dhe për të marrë dobitë nga prania e Tij, gjen edhe apostujt. Kush kërkon Jezusin, e gjen gjithmonë të rrethuar prej të Vetëve. Mos ëndërro një Jezus pa Kishën! Edhe apostujt e dëgjojnë dhe kanë nevojë të jenë të shëruar, por Zoti i do me Vete dhe do t’i dërgojë me autoritetin e Tij. T’i falënderojmë sot Simonin e Judë Tadeun për dashurinë e tyre ndaj Zotit dhe botës që e kanë ungjillizuar.

 

29/10  E ENJTE XXX° GJ. V. [II] 

Ef 6,10-20; Ps 143; Lk 13,31-35  

Merrni përkrenaren e shëlbimit dhe shpatën e Shpirtit Shenjt, domethënë Fjalën e Hyjit    Ef 6,17

Apostulli dëshiron të na shohë të armatosur, domethënë të gatshëm për t’u mbrojtur nga armiqtë e fesë sonë. Këta armiq nuk janë njerëz, por janë tundimet që burojnë brenda nesh. Pra, armët, janë e vërteta, vullneti për t’iu bindur Hyjit, dëshira për ta shpallur Ungjillin, feja dhe, në fund, Fjala e Hyjit gjithnjë aktive në mendje dhe në zemër. Fjala e Hyjit e frikëson armikun tonë, djallin. Nëse nuk e ke Fjalën në zemër, të gjitha ndjenjat e tua të zotërojnë dhe të shkatërrojnë.

 

30/10  E PREMTE  XXX° GJ. V. [II] 

Fil 1,1-11; Ps 110; Lk 14,1-6  

Gjithmonë, sa herë më bie ndër mend për ju, falënderoj Hyjin tim   Fil 1,3

Shën Pali i do Filipianët, që me përvuajtëri e kanë ndihmuar në disa raste. Lutja e tij është, pra, një falënderje e vazhdueshme ndaj Zotit, e cila shton kërkesën, derisa dashuria e tyre të bëhet gjithmonë e më e bukur, më e thellë, më efikase. Mund të them edhe unë të njëjtën gjë për sa i përket shumë të krishterëve të cilëve u jam borxhli shpirtërisht dhe materialisht.

 

31/10  E SHTUNË  XXX° GJ. V. [II] 

Fil 1,18-26; Ps 41; Lk 14,1.7-11  

Krishti do të madhërohet në trupin tim, si në jetofsha si në vdiqsha        Fil 1,20

Shën Pali iu ofron këtë konfidencë dishepujve të vet. Po reflekton mbi faktin se ka shumë persona që shpallin Ugjillin me zili, për fat të keq, xhelozi, ambicje, dashuri për paranë. Aspak mos kini frikë, thotë ai: asgjë tjetër veçse të predikohet Krishti, qoftë për qëllime të tjera, qoftë me çiltëri. Kësaj gjëje i gëzohem dhe do t’i gëzohem. 19 Sepse e di se në saje të lutjeve tuaja dhe të ndihmës së Shpirtit të Jezu Krishtit kjo do të më vlejë për shëlbim!

In primo piano