CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
10 TETOR 2013 10 TETOR 2013
TETOR 2013
1/10 E MARTË XXVI K.GJ.V. [II]
Sh. Tereza e Jezusit Fëmijë E Lumnuarvirgjër e mësuese† 1897
Zak 8,20-23; Ps 86; Lk 9,51-56
U kthye kah ata dhe i qortoi Lk 9,55
Jezusi nuk mund të pranojë që dishepujt e Tij të mendojnë ndëshkimin për kë nuk e mirëpret. Për ata duhet të lutesh e të ofrosh jetën, ashtu siç Ai vetë është ofruar për mëkatarët, e pra për të gjithë ne. Ja pra përse i qorton: tashmë e kanë harruar se kanë qenë edhe ata larg Hyjit dhe që e meritonin dënimin. Të qenit të mëshirshëm, në fakt, na mban të bashkuar me Atin!
2/10 E MARTË Sh. ENGJËJT ROJTARË [P]
Dal 23,20-23; Ps 90; Mt 18,1-5.10
Kushdo e pranon në Emër tim një fëmijë siç është ky, ai më pranon mua Mt 18,5
Për festën e shenjtërve tanë engjëj të rojës, liturgjia na propozon këto fjalë të Jezusit. Ai thotë se engjëjt e të vegjëlve qëndrojnë përpara syve të Hyjit e për këtë arsye asgjë nga dashuria jonë ose nga përçmimi ynë për ta, nuk mund të kalojë e pavëzhguar. Çdo përkujdesje për të vegjëlit është parë nga Jezusi si një përkujdesje ndaj vetë Atij!
3/10 E ENJTE XXVI K.GJ.V. [II]
Neh 8,1-4.5-6.7-12; Ps 18; Lk 10,1-12
Gëzimi i Zotit është fuqia juaj Neh 8,10
Nehemia fton të gjithë popullin drejt gëzimit, sepse në ditën që dëgjohet Fjala e Hyjit, vetë Hyji e mirëpret dhe gëzon. Gëzimi i Hyjit është bindja jonë ndaj Tij, gatishmëria jonë për të bërë vullnetin e Tij. Dhe kur Hyji është i kënaqur, ne jemi të guximshëm, pasi mund të mbështetemi tek Ai!
4/10 E PREMTE SH. FRANÇESKU I ASZISIT † 1226, Pajtor i Italisë [P]
Gal 6,14-18; Ps 15; Mt 11,25-30
Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rëndë e unë do t’ju çlodh Mt 11,28
Zot Jezus, po vijmë të qëndrojmë me Ty. Sot na shoqëron shenjti i Asizit, Françesku. Ai, nga djaloshi i lumtur, i zhgënjyer dhe i sëmurë, provoi se je Ti burimi i jetës. Pra është përdorur për të sjellë shumë të tjerë që të takojnë Ty. Po vij edhe unë për të dëgjuar, për t’u nginjur me bukurinë e pamjes tënde dhe për të pushuar mbi premtimet e tua.
5/10 E SHTUNË XXVI K.GJ.V. [II]
Bar 4,5-12.27-29; Ps 68; Lk 10,17-24
Gjithçka më dorëzoi im Atë Lk 10,22
Çdo prind ka besim tek fëmija që bindet, që dëgjon, që respekton mësimet që i janë dhënë. Kështu edhe Ati ka besim tek Biri i Tij Jezusi. I beson gjithçka, i beson të gjithë, sepse Jezusi do ashtu siç do Ai dhe nuk bën asgjë jashtë dashurisë.
6/10 E DJELË XXVII K.GJ.V. Viti C [III]
Ab 1,2-3; 2,2-4; Ps 94; 2Tim 1,6-8.13-14; Lk 17,5-10
Edhe ju thoni: “Jemi shërbëtorë të pavlefshëm” Lk 17,10
Për të thënë këtë lipset të jenë me të vërtetë të përvuajtur, jo të vetmuar dhe pa interes. Unë i shërbej Hyjit jo për të qenë i shpaguar prej Tij, por sepse gëzimi im është të mund t’i shërbej Atit, Atit tim. Nëse dashuria e Tij përhapet dhe nëse unë mund të jem mjet, ky është gëzimi im më i madh, pasi më çmon i vullneti i bukur dhe i mirë i Hyjit.
7/10 E HËNË XXVII K.GJ.V. [III]
SHËN MARIA VIRGJËR E RRUZARES
Jon 1,1 – 2,1.11; psalmi: Jon 2,3-5.8; Lk 10,25-37 (ose Vap 1,12-14; Lk 1,46-55; Lk 1,26-38)
Verpro kështu dhe do të jetosh Lk 10,28
Janë fjalët e hyrjes së shembëlltyrës së samaritanit të mirë. Duaje Hyjin me të gjithë zemrën dhe duaje të afërmin pa rezerva. “Bëje këtë dhe do të jetosh”. Për kë është i pakënaqur, për kë është gjithmonë i trishtuar, për kë bëhet keq prej mërzisë dhe për kë qahet për gjithçka e prej të gjithëve, nuk lipset të thuash tjetër, madje, nuk duhet thënë tjetër: “Hidhu në dashurinë dhe jeta do të fillojë të të pëlqejë.
8/10 E MARTË XXVII K.GJ.V. [III]
Jon 3,1-10; Ps 129; Lk 10,38-42
Iu ul Zotërisë te këmbët dhe dëgjonte fjalën e tij Lk 10,39
Duke treguar shembëlltyrën e samaritanit të mirë Jezusi na nxit për të dashur duke përkushtuar kohë, lodhje, para dhe energji. Menjëherë pas, gjithësesi, na lë të shikojmë se dashuria e vërtetë, ajo që i pëlqen Hyjit dhe është e dobishme për njerëzit nuk rresht nga dëgjimi i Fjalës së Tij. A do që të duash me të vërtetë? Dëgjoje Jezusin, vendos në dispozicion kohën për të grumbulluar mendimet e Tij dhe në dashuri mos u bëj me pretendime dhe egocentrik.
9/10 E MËRKURË XXVII K.GJ.V. [III]
Sh. Dionizi ipeshkëv e Shokët martirë † shekulli III; Sh. Gjon Leonardi meshtar † 1609
Jon 4,1-11; Ps 85; Lk 11,1-4
Ti je Hyj i butë e i mëshirshëm Jon 4,2
Jona kujtohet të ketë mendime ndryshe nga ai Hyj, prej të cilit ka njoftuar Fjalën për një popull pagan të dedikuar veseve. Ai do të lishte dashur ta shihte dënimin e këtij populli, e në të kundërt kujtohet se Hyji e mirëpret pendesën e gëzon të ushtrojë mëshirën. Hyji na befason gjithmonë: duhet vetëm të mësojmë prej Tij dhe të mos mendojmë ta detyrojmë që të mësojë ndonjë gjë prej nesh. Nuk do të ishim kurrë të aftë t’ia mësonim dashurinë!
10/10 E ENJTE XXVII K.GJ.V. [III]
Mal 3,13-20; Ps 1; Lk 11,5-13
Lypni e do t’u jepet Lk 11,9
Je Ti Jezus, që na fton për të mos u dëshpëruar për nevojat tona, por të vazhdojmë të kërkojmë me durim dhe të na drejtosh për tek Ati me besim. Para se të dëgjosh kërkesat tona, Ati dëshiron të shikojë nëse ne vetë e konsiderojmë të rëndësishëm: në këtë rast nuk e humbasim kurajën nëse nuk do të jemi të të shteruar menjëherë. Në çdo rast, derisa të mbetemi duke iu drejtuar atij, të bëhemi të përvuajtur, zemërgjerë, të durueshëm dhe të pasur me Shpirtin e Shenjtë!
11/10 E PREMTE XXVII K.GJ.V. [III]
Jl 1,13-15;2,1-2; Ps 9; Lk 11,15-26
Erdhi ndër ju mbretëria e Hyjit Lk 11,20
Jezusi u flet atyre që, ndonëse nuk e mirëpresin si Mesi, e akuzojnë se kryen mrekulli nëpërmjet pushtetit të Djallit. Ai demonstron se një pohim i tillë është kundërvënie e pamundur. Gjestet e Tij të dashurisë për njerëzit në fakt janë shenja e pranisë mes tyre të dashurisë së Atit, shenjë e fillimit të mbretërisë e pra të mbërritjes së Mbretit të dërguar nga Hyji!
12/10 E SHTUNË XXVII K.GJ.V. [III]
Jl 4,12-21; Ps 96; Lk 11,27-28
Do ta dini se unë jam Zoti, Hyji juaj Jl 4,17
O Hyj, Ati ynë, e di se je Hyji im! E di se askush nuk ka ndonjë fjalë më të urtë se sa e Jotja dhe as ndonjë dashuri më të madhe. Të besohem Ty, besoj në Ty, i mirëpres fjalët dhe urdhërat e Tua, sepse Ti je Zoti. Folmë përsëri, po të dëgjoj! Do ta dëgjoj Jezus, Fjalën e dashurisë Tënde.
13/10 E DJELË XXVIII K.GJ.V. Viti C [IV]
2Mbr 5,14-17; Ps 97; 2Tim 2,8-13; Lk 17,11-19
Ra përmbys para kënbëve të Jezusit Lk 17,16
Është lebrozi që, sëbashku me nëntë të tjerë, u pa i shëruar. Ai kthehet tek Jezusi për ta falënderuar. Është mirënjohës se ka qenë dashur, është mirënjohës se Jezusi ka kryer për të një gjest hyjnor, sepse vetëm Hyji është i aftë t’i japë jetën një të vdekuri – në fakt lebra ishte konsideruar vdekje, - pranon t’i jetë borxhli për gjithçka Atij. Falënderimi duhet të jetë gjithmonë edhe në gojën time dhe adhurimi një qëndrim i pandryshueshëm, pasi i detyrohem për gjithçka Jezusit.
14/10 E HËNË XXVIII K.GJ.V. [IV]
Sh. Kallisti papë e martir † 222
Rom 1,1-7; Ps 97; Lk 11,29-32
Hir e paqe prej Hyjit Atit tonë Rom 1,7
Kështu Sh. Palo i përshëndet të krishterët e Romës, duke nisur t’i shkruajë atyre letrën e tij të gjatë. Me këto dy fjalë ai përmbledh të gjithë të mirën që dëshiron për ta. Hiri është bashkim në Hyjin, është gëzim i dashurisë së Tij dhe e mirëdashjes së Tij; paqja është pjesëmarrja në të mirat e Tij, bashkëndarje e aftësisë së Tij për të dashur të gjithë njerëzit, të vegjëlit e të mëdhenjtë, miqtë dhe armiqtë. Këtë edhe unë e dëshiroj për ty dhe të falënderoj nëse ti gjithashtu e kërkon për mua!
15/10 E MARTË XXVIII K.GJ.V. [IV]
Sh. Tereza e Avilës ipeshkëv e mësues † 1582
Rom 1,16-25; Ps18; Lk 11,37-41
Do të jetë gjithçka e pastër për ju Lk 11,41
“Jepeni në lëmoshë atë çfarë keni brenda dhe për ju gjithçka do të jetë e pastër”. Me këto fjalë Jezusi udhëheq reflektimin mbi pastërtinë rituale. Gjithçka është pastruar prej dashurisë, sepse dashuria vjen nga Hyji dhe mbërrin tek Ai. E gjitha ajo që bëhet duke dashur pa interes e për dashurinë e Hyjit pastron nga e keqja, na afron tek Ati dhe na bën mirënjohës ndaj Tij!
16/10 E MËRKURË XXVIII K.GJ.V. [IV]
Sh. Hedviga rregulltare † 1243; Sh. Margarita , Sh. Maria Alakok virgjër † 1690
Rom 2,1-11; Ps 61; Lk 11,42-46
Hyji nuk i mban kujt krah Rom 2,11
Sh. Pali do të na bindë për të mos gjykuar kurrë askënd. Çdo njeri i përket Hyjit dhe vetëm Ai ka detyrën e aftësinë për të gjykuar në mënyrë të përshtatshme, duke bërë me anën e gjykimit aktin e vërtetë të dashurisë. E Hyji nuk është ndryshe kur gjykon Hebrejtë e kur gjykon paganët. Askush nuk është në gjendje ta blejë me dhurata apo me forma të tjera presioni. Jetën duhet ta jetoj në mënyrën për të qenë i pëlqyeshëm gjithmonë dhe në veçanti me mëshirë.
17/10 E ENJTE XXVIII K.GJ.V. [IV]
S. Injaci i Antiokisë ipeshkëv e martir † 115
Rom 3,21-30; Ps 129; Lk 11,47-54
Njeriu shfajësohet me anë të fesë Rom 3,28
Ky pohim është shumë i rëndësishëm dhe është i rëndësishëm për ta kuptuar mirë. Sh. Pali do t’u thotë, mbi të gjitha hebrenjve, se ata i kanë pëlqyer Hyjit jo për faktin që agjërojnë dy herë në javë ose për arsyen se bëjnë rrethprerjen apo se vëzhgojnë pastrimet rituale. Hyji nuk i përçmon këto veprime, por çmon kë beson në Të, pra kë mirëpret Atë që ka dërguar, Jezu Krishtin. Nëse kush e mirëpret Jezusin është pagan, Hyji e justifikon njësoj, dmth e konsideron besimtarin e vërtetë të vetin.
18/10 E PREMTE ZOJA E SHKODRËS PAJTORE E SHQIPËRISË SH. LUKA Ungjillëtar [P]
2Tim 4,10-17; Ps 144; Lk 10,1-9
Shkoni! Ja, po ju dërgoj porsi qengja mes ujqish! Lk 10,3
Të gjitha mëngjeset njëri prej vëllezërve të mi na thotë këto fjalë. Gjatë ditës do të jemi të kujdesur për të jetuar butësinë dhe përvujtërinë e Jezusit, durimin e Tij dhe besnikërinë e Tij ndaj Atit dhe nuk ka rëndësi se kë takojmë. Edhe me kë përdor ton të dhunshëm ose përgjigje thumbuese, do të jemi të qetë, sepse duhet të njoftojmë mirësinë e Hyjit!
19/10 E SHTUNË XXVIII K.GJ.V. [IV]
Sh. Gjoni nga Brebëf e Sh. Isak Joges meshtarë dhe Shokët martirë; shekulli XVII; Sh. Pali i Kryqit meshtar † 1775
Rom 4,13.16-18; Ps 104; Lk 12,8-12
Shpirti Shenjt në atë orë do t’ju mësojë çka duhet të thoni Lk 12,12
Sa herë na duhet të përgatitemi për situata të vështira, për të takuar persona që mund të kenë ndikim të madh në jetën tonë! Trazohemi, e lëmë veten të rrëmbehemi nga ankthi, përgatisim fjalë në gojë… Jezusi na ofron një zgjidhje tjetër: besohu Shpirtit të Shenjtë! Ai është i aftë të na sugjerojë fjalët më të mira në momentin e duhur. Besoj në Shpirtin e Shenjtë!
20/10 E DJELË XXIX K.GJ.V. Viti C [I]
Dal 17,8-13; Ps 120; 2Tim 3,14 - 4,2; Lk 18,1-8
U tregoi edhe shëmbëlltyrën se si duhet të lutemi gjithmonë e kurrë të mos pushojmë Lk 18,1
Shpesh besojmë se jemi lutur mjaftueshëm. Por Jezusi thotë se është e nevojshme të lutemi gjithmonë. Është e nevojshme dhe e dobishme për ne që të jemi përgjithmonë në zemrën e Atit, në ndikimin e dashurisë së Tij dhe të animuar nga Shpirti i Tij i Shenjtë. Është e nevojshme të marrësh jetën nga Hyji, e pra është e nevojshme të jesh përgjithmonë i bashkuar me Të!
21/10 E HËNË XXIX K.GJ.V. [I]
Rom 4,20-25; psalmi: Lk 1,69-75; Lk 12,13-21
Ruajuni fort prej lakmisë së pasurisë Lk 12,15
Kemi shumë dëshira në fund të zemrës. Këto dëshira, nëse adresohen në çështjet që kalojnë, mund të ngjallin tek ne zili, lakmi për paranë ose diçka tjetër që kënaq ndonjë prej pasioneve tona. Janë lakmitë, aq të pushtetshme sa na bëjnë të vemë në veprim zgjedhje të paarsyetuara me kthjelltësi. Ato na bëjnë të harrojmë se jeta jonë është e shkurtër dhe mbi të gjitha na pengojnë ta lemë në duart e Hyjit!
22/10 E MARTË XXIX K.GJ.V. [I]
Rom 5,12.15.17-19.20-21; Ps 39; Lk 12,35-38
Të gjithë njerëzit mëkatuan Rom 5,12
Jemi të gjithë mëkatarë, jemi të gjithë të shmangur prej të qenit të aftë që të duam ashtu si Ati ynë qiellor. Jemi në rrugën që ka nisur ta përshkojë Adami, ajo që të largon nga Hyji. Për t’u kthyer që të gëzojmë ngrohtësinë e shtëpisë së Atit dhe për të bashkëndarë dashurinë e Tij kemi nevojë për Jezusin. Të tërhiqemi në vetvete nga Kryqi sepse ai na ridorëzon tek Hyji Atë!
23/10 E MËRKURË XXIX K.GJ.V. [I]
Sh. Gjoni nga Kapestrani meshtar † 1456
Rom 6,12-18; Ps 123; Lk 12,39-48
Kujt iu dha shumë, prej tij do të kërkohet shumë Lk 12,48
Pjetri deshi të dinte nëse Mjeshtri po fliste edhe për atë. Jezusi i la të kuptojnë se fjala e Tij vlen për këdo. Madje, pikërisht Pjetri e dishepujt e tjerë, të cilëve u është zbuluar misteri i mbretërisë së qiejve, kanë përgjegjësi të madhe. Lutemi sot për kë ka detyra të rëndësishme në Kishë e në shoqëri.
24/10 E ENJTE XXIX K.GJ.V. [I]
Sh. Antoni Maria Klaret ipeshkëv † 1870
Rom 6,19-23; Ps 1; Lk 12,49-53V
Vërini gjymtyrët tuja në shërbim të drejtësisë që të shenjtëroheni Rom 6,19
I gjithë trupi ynë duhet të marrë pjesë për të realizuar dëshirat e Hyjit, për të qenë mjet i dashurisë së Tij. Çdo aftësi e jona do të jetë në shërbim të Hyjit, çdo veprim i yni për lavdinë e Jezusit, çdo lëvizje e jona do të tregojë hirin e Shpirtit të Shenjtë! Adhurojmë trupin e shenjtërve pikërisht sepse është vënë në shërbim të Hyjit për ta zbuluar e për ta dashur Atë!
25/10 E PREMTE XXIX K.GJ.V. [I]
Rom 7,18-25; Ps 118; Lk 12,54-59
Kur dua të bëj të mirën, më vjen përdoresh e keqja Rom 7,21
Sh. Palit i bie ndër mend sesa i dobët dhe i brishtë është njeriu. Kultivojmë synime të bukura të shenjtërisë, porse më pas nuk ia dalim të durojmë. Ekzistojnë shumë tundime që na shkulin nga dëshirat tona të shenjta. Kemi me të vërtetë nevojë të lutemi dhe të lutemi pa u lodhur!
26/10 E SHTUNË XXIX K.GJ.V. [I]
Rom 8,1-11; Ps 23; Lk 13,1-9
Nëse ju nuk ktheheni kah Hyji, të gjithë do të sharroni si ata Lk 13,5
Vdekja e kujt nuk e mirëpret Jezusin është fatkeqësi, pikërisht si vdekja e dhunshme e atij që vritet ose e atij që mbetet i varrosur nën rrënoja. Duhet të kthehesh në fe! T’i besojmë jetën Zotit, t’i bindemi Atij dhe ta bëjmë për dashurinë e Tij gjithçka na kërkohet. Atëherë vdekja jonë do të bëhet përqafimi i Atit.
27/10 E DJELË XXX K.GJ.V. Viti C [II]
Sir 35,12-14.16-18(15-17.20-22);
Ps 33; 2Tim 4,6-8.16-18; Lk 18,9-14
O Hyj, ki mëshirë për mua mëkatarin! Lk 18,13
Ki mëshirë për mua. Unë jam i varfër, jam i paaftë për të dashur siç e meriton dhe t’i dua bijtë e tu ashtu siç na mëson Ti. Ki mëshirë për mua: jepmë faljen Tënde dhe mbi të gjitha shto në mua aftësinë e të dashurit Ty dhe pët të dashur të tjerët.
28/10 E HËNË SH. SIMON e JUDË Apostuj [P]
Ef 2,19-22; Ps 18; Lk 6,12-19
Natën e kaloi duke iu lutur Hyjit Lk 6,12
Jezusi lutet natën. Si është lutja e Jezusit? Ungjilltari nuk na e thotë. Duhet t’ia kërkojmë vetë Zotit. Dhe Ai na lë ta zbulojmë nga lutja e psalmeve, që ishin pjesa e të luturit të Tij dhe pastaj nga përgjigjja që do t’u japë dishepujve kur ta pyesin lidhur me këtë problem. Jezusi para së gjithash i ofrohet Atit: “Ja, unë po vij, o Hyj, për të bërë vullnetin Tënd”!
29/10 E MARTË XXX K.GJ.V. [II]
Rom 8,18-25; Ps 125; Lk 13,18-21
Nëse, pra, shpresojmë çka nuk shohim, atë gjë e presim me qëndresë Rom 8,25
Presim përmbushjen e premtimeve të Hyjit. Tek ne, që shkojmë pas Jezusit, Ai na ka premtuar shpërtim dhe jetën e amshuar. Të vazhdojmë që ta presim. Sigurisht, Hyji nuk mungon në fjalë. Edhe nëse tani duhet të vuajmë dhe po kalojmë nëpër torturat e vazhdueshme, jemi të sigurtë se do të vijë çasti i çmimit!
30/10 E MËRKURË XXX K.GJ.V. [II]
Rom 8,26-30; Ps 12; Lk 13,22-30
Ne nuk dimë as çka të kërkojmë me lutje si duhet Rom 8,26
Sh. Pali flet për misterin shëlbimit të trupit tonë dhe për dhuratën e të qenit bij të parapëlqyer të Hyjit. Ai vetë nuk e di si t’ia shprehë Atit dëshirën për të marrë pjesë që tani në këtë hir. E di, se Shpirti i Shenjtë në ne tashmë po e paraqet, ndonëse ne nuk ia dalim mbanë të gjejmë fjalët e përshtatshme.
Faleminderit Shipirt i Shenjtë, për sa shumë lutesh edhe brenda meje pavarësisht nga vullneti im.
31/10 E ENJTE XXX K.GJ.V. [II]
Rom 8,31-39; Ps 108; Lk 13,31-35
Verrà il tempo in cui direte:
“Qoftë bekuar ai që vjen në emër të Zotit!” Lk 13,35
Jezusi po qan për Jeruzalemin pasi prej fajit të krerëve, shikon të venitet plani i Atit që bën të arrihet dashuria Tij për popullin e Vet. Ati kishte dërguar profetët e për së fundi, Birin, që megjithatë nga krerët po kundërshtohet dhe po vritet. Jezus, gjithësesi, e di se edhe ata vetëm me atë mund të shijojnë paqen e zemrës, atë që vetëm Ai, Mbreti i vërtetë i Izraelit, mund ta japë. Atëhere edhe ata do të bashkohen me personat që brohorasin: “Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit”!
In primo piano
CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL
- 01/01/20242024 Albania
SCRITTI IN ALTRE LINGUE
- Kalender fĂŒr das laufende Jahr
- Kleinschriften
- Kleinschriften âFĂŒnf Gerstenbroteâ
- Einleitung
- Ăbriggebliebene StĂŒcke
- AbbĂ
- Befreiungsgebet
- Vater unser - Band 1
- Vater unser - Band 2
- Vater unser - Band 3
- Wie der Tau
- Die Psalmen
- Siebzig mal sieben mal
- Die Hingabe
- Notizen von Vigilius, dem heiligen Bischof von Trient
- Ich gehe zur Messe
- Glaube und Leben
- Du bist mein Sohn
- Er nannte sie Apostel
- Sie fordern Zeichen, sie suchen Weisheit
- Kalender 2008-2011