ME
NU

CALENDARIO / Calendario Cinquepani AL

01 ott 2014
10 Tetor 2014

10 Tetor 2014

1/10 MËRKURË XXVI K.Gj.V. [II]
Sh.Tereza e Jezusit Fëmijë virgjër e mësuese
† 1897
Job 9,1-12.14-16; Ps 87; Lk 9,57-62
Shko e prediko mbretërinë e Hyjit
Lk 9,60
Sot kujtojmë Shën Terezën e Fëmijës
Jezus, pajtore e misioneve. Duke
jetuar në qetësinë e manastirit, ajo
e ka shtrirë ndikimin e lutjes dhe
të dashurisë ndaj Zotit në të gjitha
misionet e Kishës. Është e madhe
dëshira e saj që të gjithë ta njohin
Jezusin: për këtë ofronte durimin
e jetesës në bashkësi dhe pastaj
vuajtjet e sëmundjes së dhimbshme
që e goditi. Ashtu si ajo, edhe unë
mund të bashkëpunoj në njoftimin
e Mbretërisë së Perëndisë.

2/10 E ENJTE Shenjtërit ENGJËJ
ROJTARË [P]
Dal 23,20-23; Ps 90; Mt 18,1-5.10
Po e dërgoj engjëllin që të prijë e të
të ruajë gjatë udhëtimit Dal 23,20
Falënderojmë sot Atin për dashurinë
me të cilën na ndjek nga pas.
Atë e ka konkretizuar nga prania
e një engjëlli përbri çdonjërit
prej nesh. Me të mund ta ruaj
konfidencën, për t’i kërkuar si
mbrojtjen ashtu edhe sugjerime të
vlefshme. Ai nuk do të bëjë të pres!

3/10 E PREMTE XXVI K.GJ.V. [II]
Sh. Kandidi
Neh 8,1-4.5-6.7-12; Ps 18; Lk 10,1-12
Me dorë gojën po e kyç Job 40,4
Është përgjigja e Jobit ndaj
Perëndisë, që e ka bërë me dije se
ai nuk është në gjendje të matet
me të. Ai nuk e ka udhëhequr kurrë
historinë e njerëzve dhe as nuk do të
kish ditur ta bënte. A është
e mundur që njeriu të mendojë të
jetë më i ditur se Perëndia për të
mundur t’i mësojë atij diçka?
Mund të rrimë vetëm të heshtur dhe
të kërkojmë të mësojmë e mbi të
gjitha të falënderojmë!

4/10 E SHTUNË SH. FRANÇESKU
I ASIZIT Pajtor i Italisë † 1226 [P]
Gal 6,14-18; Ps 15; Mt 11,25-30
Merrni mbi vete zgjedhën time
Mt 11,29
Sot po shikojmë sesi mund të jetë
përjetuar kjo ftesë e Jezusit.
Jeta e Françeskut të Asizit, në
fakt, nga çastit i kthimit të tij,
është një kërkesë e vazhdueshme
e bashkëpunimit me Zotin për
Mbretërinë e tij. Ai i bindjet çdo
Fjale të Ungjillit, kur e kërkon që
t'ia hapë meshtari këtë Ungjill në
mënyrë të rastësishme pas Meshës.
Zgjedha e tij do të jetë çdo ditë Fjala
e Jezusit dhe asgjë tjetër.

5/10 E DJELË XXVII K.Gj.V. Viti A [III]
Sh. Plaçidi
Is 5,1-7; Ps 79; Fil 4,6-9; Mt 21,33-43
Vreshtin e vet do t’jua japë
vreshtarëve të tjerë Mt 21,41
Përgjigjen mirë skribët të cilëve
Jezusi u ka treguar shembëlltyrën:
zotëruesi i vreshtës do të ndërrojë
të pajtuarit për punë. Kështu
pra Perëndia do t’ua dorëzojë
mbretërinë e vet atij kujt askush s’do
ta kish pritur. Do të jenë peshkatarët
dhe mëkatarët ata që do ta
drejtojnë dhe ta shpërndajnë nëpër
botë. Të kërkojmë ta mirëpresim
Jezusin në vërtetësi, përndryshe
edhe ne do të na hiqet gëzimi i të
qenit shërbëtorët e tij.

6/10 E HËNË XXVII K.Gj.V. [III]
Sh. Bruno murg † 1101
Gal 1,6-12; Ps 110; Lk 10,25-37
Mësues, çka duhet të bëj për të
fituar jetën e pasosur? Lk 10,25
Doktori i ligjit pyet Jezusin. Jeta
e amshuar që ai pret a mos vallë
është ajo e përtejmja, por Jezusi
përgjigjet në mënyrën që jeta
e Perëndisë në ne, tashmë, fillon
që këtu në tokë. Dashuria e plotë
dhe pashpërblim, ajo çfarë do
Perëndia duke ua dhënë bijve të vet,
vëllezërve tanë, është ajo dashuri
e cila na bën të nisim menjëherë
jetën e pasosur, e që është ajo me
të cilën Perëndia na do dhe na
e përdor mëshirën.

7/10 E MARTË XXVII K.Gj.V. [III]
SHËN MARIA VIRGJËR E RRUZARES
Gal 1,13-24; Ps 138; Lk 10,38-42
ose Vap 1,12-14; Kant. Lk 1,46-55; Lk 1,26-
38
Martë, Martë, ti po brengosesh dhe
dhe po shqetësohesh për shumë
gjëra Lk 10,41
Jezusi, i mirëpritur me zemërgjerësi
nga motrat e Betanias, di t’i
përgjigjet Martës me qartësi.
Ajo është e preokupuar për gjërat
që duhen bërë dhe harron të dojë.
Flet, në fakt, thuajse me arrogancë
me Jezusin, duke gjykuar motrën
e vet. Është më e vëmendshme me
piatancat që do të servirë se sa me
personat që kërkohet të nderojë.
Çdo shërbim duhet ndjekur nga një
dëgjesë e vëmendshme për të ditur
se çfarë kërkon Zoti prej nesh.

8/10 MËRKURË XXVII K.Gj.V. [III]
Sh.Pelagia
Gal 2,1-2.7-14; Ps 116; Lk 11,1-4
Zot, mësona të lutemi Lk 11,1
Dishepulli vuri re se Jezusi po rrinte
më vete dhe po e zgjaste lutjen.
U kujtua se kjo mënyrë të luturi ishte
ndryshe nga ajo e vetja. Në çast
Mësuesi i përgjigjet kërkesës duke
i mësuar Ati Ynë-n, duke thënë pra,
se për t’u lutur nevoitet ta takosh
Perëndinë, të hetosh zemrën e Atit,
t’i ofrohesh atij dhe të bashkohesh
me mëshirën e tij.

9/10 E ENJTE XXVII K.Gj.V. [III]
Sh. Dionizi ipeshkëv dhe shokët martirë
† shek. III; Sh.Gjon Leonardi meshtar † 1609
Gal 3,1-5; kant. Lk 1,69-75; Lk 11,5-13
Lypni e do t’ju jepet Lk 11,9
Nëse Jezusi nuk do të na e kishte
dhënë këtë urdhër, nuk do të
guxonim t’i paraqiteshim Atit për t’i
kërkuar ndonjë gjë. Jemi mëkatarë,
të pabindur, duam gjërat tona në
vend të gjërave të atij: si mund të
mendojmë se mund të na e vërë
veshin? E tani po, mund t’i them me
siguri: -Po vij tek ti, o Atë, me besim,
i bindur tek Jezusi, Biri yt! Do të më
dëgjosh me siguri!-

10/10 E PREMTE XXVII K.Gj.V. [III]
Sh.Danieli
Gal 3,7-14; Ps 110; Lk 11,15-26
I drejti do të jetojë me anë të fesë
Gal 3,11
Shën Pali e njeh këtë shprehje
të profetit Abakuk dhe na e përsërit.
Edhe ai që është gjithmonë i bindur
ndaj Perëndisë, i drejti, edhe ai i
gëzohet jetës falë fesë së vet dhe jo
falë veprave të veta të drejta.
Feja, pra besimi në çdo çast tek
Perëndia, është shëlbimi ynë.
Në çdo çast dhe për çdo gjë shikoj
t’i bindem atij, duke iu besuar
ndihmës së tij.

11/10 E SHTUNË XXVII K.Gj.V. [III]
Sh. Firmini
Gal 3,22-29; Ps 104; Lk 11,27-28
Të lumët ata që e dëgjojnë fjalën e
Hyjit Lk 11,28
Dëgjimi i Fjalës është burim paqe
e gëzimi. Dëgjimi i Fjalës na pastron
nga veset, na bën të ditur e na
forcon, na bën të lirë nga ndikimi
i bisedave boshe dhe mënyrave
të padobishme. Dëgjimi i Fjalës
së Perëndisë na bën të jetojmë në
ndruajtjen e tij të shenjtë dhe na bën
të denjë me fe në sytë e të tërëve,
mbi të gjitha të atyreve që vuajnë.

12/10 E DJELË XXVIII K.Gj.V. Viti A [IV]
Sh. Serafi ni
Is 25,6-10; Ps 22; Fil 4,12-14.19-20;
Mt 22,1-14
Shumë janë grishur, por pak janë
zgjedhur Mt 22,14
Edhe Perëndia i ka zhgënjimet
e veta. Ata që i ka zgjedhur nuk
e vlerësojnë denjësisht me
vëmendjen e duhur. Duhet t’i
drejtohet të huajve për të bërë festën
e djalit të vet në ditën e dasmës,
e pra në ditën gjatë së cilës shprehet
dashuria për të gjithë. Por edhe
mes të huajve ekziston ndokush
që e refuzon të mbajë në trup këtë
veshje të Perëndisë: është ai që
kërkon të jetë në Kishë sikur të qe
në të drejtën e vet, në vend që ta
mirëpresë si dhuratë e me përvujtëri
hirin e bashkimit me të gjithë bijtë
e Perëndisë.

13/10 E HËNË XXVIII K.Gj.V. [IV]
Sh. Eduardi
Gal 4,22-24.26-27.31 - 5,1; Ps 112; Lk
11,29-32
Krishti na liroi që të mbeteshim
vërtet të lirë! Gal 5,1
Shën Pali po i shkruan të krishterëve
të Galatës, krahinë qendrore
e Turqisë aktuale, që të mos e lënë
veten të ndikohen nga ata hebrenj
që kishin besuar në Jezusin, por
që donin t’i impononin të tjerëve
rregullat e imtësishme të zakoneve
të tyre: rregullat në të ushqyer dhe
në larjet e ndryshme. Është Jezusi
që na shpëton: ne besojmë në të
e gëzohemi prej tij, i vetmi
shpëtimtar! Liria që na bën të
jetojmë është e mrekullueshme!

14/10 E MARTË XXVIII K.Gj.V. [IV]
Sh. Kalisti
Gal 5,1-6; Ps 118; Lk 11,37-41
Një farise iu lut të shkonte tek ai për
drekë Lk 11,37
Jezusi ulet të hajë me gjithë qejf me
mëkatarët, me ata që kanë nevojë
për të si të sëmurët për mjekun, por
pranon ftesën edhe prej fariseut.
Edhe ai, në fakt, ka nevojë për
një shëlbues, ndonëse mendon se
është në rregull me Perëndinë pasi
kryen pastrime rituale dhe jo sepse
mirëpret Jezusin, Birin e dërguar
nga Perëndia edhe për të.

15/10 E MËRKURË XXVIII K.Gj.V. [IV]
Sh. Tereza e Avilës virgjër e mësuese † 1582
Gal 5,18-25; Ps 1; Lk 11,42-46
Nëse jetojmë nën ndikimin e Shpirtit
të Shenjtë të udhëhiqemi nën
drejtimin e Shpirtit të Shenjtë Lk 11,41
Jetojmë prej Shpirtit, e pra në
bashkësi me Jezusin dhe me
Atin. Kjo sjell të qenit koherent:
të evitojmë dhunën, gojore e
ndjesore, papastërtitë seksuale dhe
të papërmbajturit e grykës; dhe në
përdorimin e televizorit e të internetit
të jemi të vendosur për t’i evituar
kur dëmtojnë besimin tonë drejt
zgjedhjes së asaj çka na ndihmon.
T’i japim hapësirë brenda nesh së
mirës, mëshirës, pastërtisë, duresës
dhe do të bëjmë pastaj gjithçka për
të qenë besimtarë e për të zotëruar
ngacmimet tona të brendshme
e të jashtme.

16/10 E ENJTE XXVIII K.Gj.V. [IV]
Sh. Hedviga rregulltare † 1243;
Shën Margarita Maria Alakok virgjër † 1690
Ef 1,1-10; Ps 97; Lk 11,47-54
Do t’u dërgoj profetë e apostuj e ata
do t’i vrasin Lk 11,49
Refuzimi ndaj të ftuarve të vet nuk
e pengon Perëndinë që të vazhdojë
të japë për popullin shenjat e pranisë
së përzemërt. Për ne duhet të jetë një
nxitje që të vigjëlojmë, për të vendosur
të dëgjojmë përgjithmonë thirrjet e tij
madje edhe kur kërkojnë kthimin.

17/10 E PREMTE XXVIII K.Gj.V. [IV]
Sh. Injaci i Antiokisë ipeshkëv dhe martir
† rreth 115
Ef 1,11-14; Ps 32; Lk 12,1-7
U vulosët me Shpirtin e Shenjtë
Ef 1,13
Faleminderit, o Atë, për dhuratën
e Shpirtit të Shenjtë! Në ne, ai është
pjesëmarrje në jetën tënde, në
gëzimin tënd, në dashurinë tënde,
në besnikërinë tënde. Shpirti i tij në
ne është siguria e të qenit njerëzit
e tu, të dashur nga ti dhe bartësit
e dashurisë tënde nëpër botë.

18/10 E SHTUNË SH. LUKA
UNGJILLTAR
ZOJA E SHKODRËS PAJTORE E SHQIPËRISË
2Tim 4,10-17; Ps 144; Lk 10,1-9
Shkoni! Ja, po ju dërgoj porsi
qengja mes ujqish! Lk 10,3
Ungjilltari Lukë, që kujtojmë sot,
na ndihmon që të jemi të vendosur
për Jezusin. Ky vendim nuk na bën
të jemi mëndjemëdhenj, por të
përvuajtur dhe të thjeshtë, të butë
dhe të durueshëm, edhe kur na
rrethon tallja për fenë tonë e urrejtja
për zgjedhjet tona. Qengjat nuk
rebelohen kurrë: i besohen bariut
të tyre.

19/10 E DJELË XXIX K.Gj.V. Viti A [I]
Sh. Gjon Brebëf Izak Joges meshtarë dhe
shokët martirë † shek. XVII;
Sh. Pal i Kryqit meshtar † 1775
Is 45,1.4-6; Ps 95; 1Sel 1,1-5; Mt 22,15-21
Mësues, ne e dimë se ti gjithmonë
flet të vërtetën dhe se me të vërtetë
e mëson udhën e Hyjit sipas së
vërtetës Mt 22,16
Farisenjtë dhe herodianët flasin
me dinakëri, me synimin që Ai të
shprehet mbi një çështje politike.
Jezusi shprehet për njeriun, që është
me të vërtetë i lirë kur është i gjithi
i Perëndisë.

20/10 E HËNË XXIX K.Gj.V. [I]
Sh. Irena
Ef 2,1-10; Ps 99; Lk 12,13-21
Ne që ishim të vdekur për shkak të
fajeve, na ngjalli bashkë me Krishtin
Ef 2,5
Faleminderit, Atë, për dashurinë
tënde, që tejkalon çdo pritje e çdo
dëshirë! Ne ishim me të vërtetë pa
jetë, pa gëzim dhe pa shpresë: duke
na dhënë Jezusin, na ke dhënë
gjithçka! Me të në zemër
e me të mes nesh jemi të gjallë,
të aftë për bashkimin reciprok dhe
të përmbushur me gëzimin e jetën
e re! Faleminderit, Atë!

21/10 E MARTË XXIX K.Gj.V. [I]
Rom 4,20-25; psalmi: Lk 1,69-75;
Ef 2,12-22; Ps 84; Lk 12,35-38
Në të edhe ju jeni bërë pjesë
e ndërtesës së përbashkët që të
bëheni në Shpirtin Shenjt banesë
e Hyjit Ef 2,21
Shën Pali flet për Kishën, bashkësinë
e besimtarëve. Në të, nëse është
themeluar në Jezusin, ka rregull
e paqe. Çdokush ka vendin e vet
ndryshe nga ai i të tjerëve, çdokush
i shërben vëllezërve të vet me
dhuratat e veta dhe me karizmat
e veta, çdokush pranon shërbimin
e kujt i shërben Zotit. Nëse dalin
xhelozi dhe lakmi, Kisha bëhet
fundërri. E domosdoshme është
që gjithsecili të kapet fort në zemrën
e përvuajtur të Jezusit.

22/10 E MARTË XXIX K.GJ.V. [I]
Sh. Maria Saloma
Ef 3,2-12; Is 12,2-6; Lk 12,39-48
Njerëzit janë thirrur, në Krishtin
Jezus, për të formuar të njëjtin trup
Ef 3,6
Njerëzit janë popujt paganë,
të përshtatur për t’i shërbyer idhujve
të ndryshëm, e pra veseve nga
më të ndryshme të njeriut. Jezusi
ka ardhur edhe për ata, për t’i
shpëtuar nga çrregullimet e tyre:
të braktisur në vetvete, do të shkonin
drejt rrënimit. Në mirëpritjen
e Jezusit, edhe ata nuk janë ndryshe
nga Hebrejtë që e kanë mirëpritur
dhe i shërbejnë. Janë të gjithë
të barabartë ata që e kanë Jezusin
në zemrën e vet!

23/10 E ENJTE XXIX K.Gj.V. [I]
Sh. Gjoni nga Kapistrani meshtar † 1456
Ef 3,14-21; Ps 32; Lk 12,49-53
Ju forcon me anën e Shpirtit të vet
në fuqi për të mirën e njeriut të
brendshëm Ef 3,16
Jepma edhe mua këtë të mirë, Zot
Jezus! Nëse “njeriu im i brendshëm”
është i fortë, nuk mund të trembem
nga ajo çfarë mendojnë të tjerët për
mua; nuk e lë veten të ndalem prej
vështirësive të vogla; mosmirënjohjet
nuk do më ndalin më, teksa vendos
që të jepem ty për të dashur vëllezërit.

24/10 E PREMTE XXIX K.Gj.V. [I]
Sh. Antoni Maria Klaret ipeshkëv † 1870
Rom 6,19-23; Ps 1; Lk 12,49-53V
Përse ju vetë nuk gjykoni vetvetiu
ç’është e drejtë? Lk 12,57
Shpesh besojmë në gjykimin e të
tjerëve, të personave që i mbajmë
për të ditur dhe për të urtë. Kështu
dishepujt rrezikonin t’i besoheshin
opinioneve të skribëve apo të
farisejve. Shpirti i Shenjtë nuk
është i lidhur me ndonjë kategori
personash. Duhet t’i besosh atij,
mbi të gjitha kur bëhet fjalë për
të pranuar ose për të refuzuar
sugjerimet e Jezusit vetë!

25/10 E SHTUNË XXIX K.Gj.V. [I]
Sh. Tabita
Ef 4,7-16; Ps 121; Lk 13,1-9
Të kërkojmë të rritemi në çdo
pikëpamje drejt atij Ef 4,15
Ne rritemi në moshë dhe deri sa
të jemi të rinj, edhe në shtat.
Dëshira e shumë njerëzve është
që të rritesh në vlerësimin që bëjmë
të tjerët apo edhe në pasuri. Shën
Pali na këshillon për t’u rritur
“në gjithçka”, por “duke u mbajtur
tek ai”, e pra në të gjithë atë çka na
bashkon me Jezusin. Është ai qëllimi
e përsosja e çdo veprimi por edhe
i të gjithë jetës sonë, duke përfshirë
këtu edhe intelektin. Sot do të kërkoj
të mbetem në çdo çast i bashkuar
me të.

26/10 E DJELË XXX K.Gj.V. Viti A [II]
Sh. Valeriani
Es 22,20-26; Ps 17; 1Sel 1,5-10;
Mt 22,34-40
Duaje të afërmin tënd porsi veten
Mt 22,39
Çfarë do të thotë të duash? Është
një fjalë e pamundur për ta
përkthyer: do të thotë të jesh
i kujdesshëm ndaj ndokujt, e pastaj
ta dëgjosh, t’i japësh besimin,
ta mirëpresësh shërbimin e tij,
të humbasësh kohë dhe të lodhesh
nëse ka nevojë, t’i buzëqeshësh,
t’i përgjigjesh, e pastaj edhe shumë
të tjera. Për këtë, të duash të
afërmin është e mundur vetëm nëse
zemra jonë është e tëra e Perëndisë!

27/10 E HËNË XXX K.Gj.V. [II]
Sh. Sabina
Ef 4,32 - 5,8; Ps 1; Lk 13,10-17
Përngjani Hyjit Ef 5,1
Kjo nxitje për më tepër është
e rrezikshme. Në fakt edhe Adami
deshi të jetë imitues i Perëndisë,
dhe ngriti kryet përpjetë:
ai mendonte se Perëndia ishte
dikush me të cilin mund të bësh
çfarë të duash.
Të krishterët e dinë se Perëndia
është dashuri, e për këtë arsye Shën
Pali nuk ka frikë t’u thotë: Imitojeni!
Imitojeni Hyjin Atë, çka do të thotë
të jetosh dashurinë e mëshirën,
besnikërinë dhe mirësinë.
Kështu nuk ekziston rreziku
të bëhesh kryelartë!

28/10 E MARTË SH. SIMONI dhe
SH. JUDA Apostuj [P]
Ef 2,19-22; Ps 18; Lk 6,12-19
Prej tij dilte një fuqi që shëronte
gjithkënd Lk 6,19
Zot Jezus, pranija jote është
prania e Perëndisë, dashuria e të
cilit shëron të gjitha të këqiat e
njeriut! Nga ti shpërndahet i gjithë
shkëlqimi i jetës o Atë. Nga ty edhe
ne shërohemi. Apostujt e tu janë
dëshmitarë e garantues të faktit se
për ne ti je jetë dhe shëlbim.
Duke i nderuar ata, të bekojmë ty
që na i jep përsëri si mbështetjen
e sigurtë të Kishës tënde.

29/10 E MËRKURË XXX K.Gj.V. [II]
Sh. Ermelinda
Ef 6,1-9; Ps 144; Lk 13,22-30
Me vetëdije kryeje vullnetin e Hyjit
Ef 6,6
Të bindesh është një mënyrë
e sigurtë për të marrë pjesë në
jetën e Jezusit, të bindurit! Ai e ka
ushtruar dashurinë e vet duke iu
bindur Atit, e kështu Ati ka mundur
të besojë në të madje t’i besojë çdo
fuqi në qiell dhe në tokë.
Ne i bindemi Perëndisë duke iu
bindur Jezusit, dhe Jezusit duke iu
bindur barinjve të tij.
Edhe në familje mund t’i bindesh,
bashkëshortit, prindërve dhe kujt
ka ndonjë përgjegjësi. Çdo bindje
është bekim!

30/10 E ENJTE XXX K.Gj.V. [II]
Sh. Marçeli
Ef 6,10-20; Ps 143; Lk 13,31-35
Në çdo gjë mbani në dorë shqytin
e fesë Ef 6,16
Feja është të besosh në Perëndinë
me sigurinë dhe me gëzimin.
Ky besim është një mburojë,
e pra një mbrojtje nga tundimet
e ndryshme që duan të na bëjnë
të biem në kryelartësi.

31/10 E PREMTE XXX K.GJ.V. [II]
Sh. Alfonsi
Fil 1,1-11; Ps 110; Lk 14,1-6
Lutem që dashuria juaj të shkojë
duke u rritur përherë e më fort në
njohuri e në kuptim të plotë Fil 1,9
Apostulli e çmon faktin që të
krishterët të ushtrohen në dashuri
mirëbërjeje. Mirëbërja, e pra
dashuria që shërben dhe është pa
shpërblim, nuk duhet të jetë një
kënaqje e dëshirave të kujtdo që
kërkon, por një realizim i vullnetit
të Atit. Mirëbërja e vërtetë, pra,
ka nevojë për dritë, për urtësi, për
qartësi: nuk mjafton të japësh, por
të japësh atë çka realisht shërben
për rritjen edhe shpirtërore të vëllait
në nevojë.

In primo piano